LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përfundojnë pushimet dimërore/ Nxënësit në Elbasan bojkotojnë mësimin: Duam ngrohje!

11 Janar 2021, 08:09, Aktualitet CNA
Përfundojnë pushimet dimërore/ Nxënësit në Elbasan

Pas pushime dimërore, sot ka nisur procesi mësimor në të gjithë vendin. Të gjithë nxënësit e arsimit fillor dhe parauniversitar janë kthyer në bankat e shkollës.

Në Elbasan, nxënësit e një prej shkollave 9 vjeçare, kanë bojkotuar ditën e parë të mësimit për shkak të kushteve atmosferike. Ata kanë dalë në protestë bashkë me prindërit dhe kërkojnë ngrohje në shkollë.

?Mbajmë ndonjë rezistencë, por edhe ajo nuk ngroh, ka raste që bie edhe automati. Nuk shkruajmë dot në shkollë të veshur kaq trash, e gjithë shkolla nuk ka ngrohëse. Bashkia na kishte premtuar se do të vendoste kaldaja, por premtimi nuk u mbajt?, është shprehur një nxënës.

Sipas prindërve, kaldajat e shkollës kanë tre vite që kanë dalë jashtë funksionit dhe fëmijët e tyre shkojnë në shkollë me veshje të trasha për të mos u ftohur./CNA.al

Lajmet e fundit nga