LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korrupsioni i Albana Adhamit/ Drejtoresha e FSDKSH kapet me shkelje në ribursimin e barnave

10 Janar 2021, 19:00, Aktualitet CNA

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kapur drejtoreshën e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, Albana Adhami, me një sërë shkeljesh të mëdha, të cilat i kanë shkaktuar miliona lekë dëme buxhetit të shtetit.

Albana Çela Adhami, akuzohet për mashtrime ne skema rimbursimi në rrjetin e hapur të farmacive, listën e barnave të rimbursueshme, koncesionet që paguan ky institucion, si check up, laboratore, mjetet kirurgjikale, paisje mjekësore, indeksim barnash, lojëra me subjektet farmaceutike, etj.

Raporti i auditit të vitit 2020 dëshmon bëmat e saj në dejtoritë kryesore që ka mbuluar si Rimbursimi dhe Drejtoria e Mjekut.

Sipas KLSH-së, FSDKSH nuk ka ngritur grup pune për përgatitjen e listës së barnave të rimbursueshme për vitin 2019 me çmime të indeksuara, si dhe nuk ka një metodologji të miratuar se si bëhet indeksimi i listës. Lista e barnave 2019 me çmimet e indeksuara nuk është paraqitur për miratim në Këshillin Administrativ të Fondit, si organi më i lartë vendimarrës për veprimtarinë e Fondit.

Një pikë tjetër me rëndësi e këtij auditi është analiza e konsumit dhe e shpenzimeve të rimbursimit të barnave.

Duke iu referuar tabelave nga ana e Sektorit të Monitorimit dhe Analizës së Rimbursimit, është evidentuar se në 8 mujorin Janar-Gusht 2020 krahasuar me Janar-Gusht 2019 rritja e shpenzimeve të rimbursimit me +117,6 milion lekë më shumë  ka ardhur për shkak të rritjes  së vlerës mesatare të recetës së rimbursuara për të dy grupet e barnave, si ato spitalore dhe tek barnat ambulatore.0

Ndërsa numri i recetave të rimbursuara është ulur në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë me gjithsej -49,831 receta më pak.

Të gjithë këta tregues evidentojnë faktin që në 8 mujorin Janar-Gusht 2020 pacientët janë trajtuar me terapi me kosto më të lartë rimbursimi se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ne raport gjeni demet ekonomike te cilat jane shkaktuar shtetit dhe

Duket se Albana Adhami i ka shkaktuar dëme jo të pakta ekonomike shtetit dhe  institucionit gjatë mbikqyrjes dhe drejtimit të saj, pasi raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit e kanë zënë me shkelje.

Ndërkohë, CNA.al ka raportuar edhe më parë për shkeljet e Drejtoreshën e Përgjithshme të Komanduar në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, e cila nuk ka kryer kontrolle dhe inspektime mbi farmacitë me rimbursim të lartë./ CNA.al

Abuzimet me fondet publike/ Albana Adhami përfshihet në skandal

Lajmet e fundit nga