E rëndë në Greqi/ Vriten dy shqiptarë, babë e bir
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotm...
Të nxitur nga dhjetëra teori konspirative në internet për zgjedhjet e nëntorit, javën e kaluar mbështetësit më të zjarrtë të Presidentit Donald Trump iu përgjigjën thirrjeve në internet për t’iu bashkuar “luftës” në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara në emër të presidentit. Në postimet e shpërndara mijëra herë mes tyre përdoruesit e mediave sociale të ekstremit të djathtë e kishin thënë hapur prej javësh se në Kapitol do të shpërthente kaosi kur Kongresi të mblidhej për të çertifikuar rezultatet e zgjedhjeve.
Roli i mediave sociale në ngjarjet e dhunshme të së mërkurës është vështirë të llogaritet me saktësi, por ka qenë i rëndësishëm dhe i drejtpërdrejtë, thonë ekspertët e mediave sociale.
“Ajo që ndodhi në Kapitol ishte rezultat i indiferencës shumëvjeçare nga kompanitë e mediave sociale ndaj urrejtjes së shfrenuar që gëlonte në platformat e tyre, ndaj personave që manipulonin njerëzit duke përdorur gënjeshtra të tilla si zgjedhjet u vodhën, gënjeshtra që shpërndaheshuin te dhjetëra e qindra miliona njerëz,” thotë Imran Ahmed, i Qendrës për Luftën kundër Urrejtjes Dixhitale.
Ngjarjet e së mërkurës u kanë hapur sytë shumë njerëzve për të kuptuar se sa të rrezikshme janë teoritë e konspiracionit, veçanërisht kur lihen të pakontrolluara, thotë Jeff Orlowski, regjisor i filmit “Dilema Sociale” në Netflix, ku tregohet se si algoritmet e kompanive të medias dixhitale polarizojnë njerëzit dhe se si etja për fitim mund të shndërrohet në një kërcënim jetik për demokracinë amerikane.
“Njerëzit pyesin: Shihni fijet që lidhin ata që përhapin teoritë konspirative QAnon. Si ka mundësi të ngrihen këto teori konspirative në një nivel të tillë besimi?”, tha zoti Orlowski.
Sipas tij, ky është një lloj besimi që ka tiparet e një kulti fetar, me ide që janë të shkëputura nga realiteti.
Ndikimi i teorive QAnon u pa qartë kur turma hyri në sallat e Kongresit. Në fotografitë e asaj dite duken policë që përpiqen të mos lejojnë një person i cili mban një bluzë me emblemën “Q” të hyjë në sallën e Senatit. Një ndër promovuesit kryesor të teorive Qanon u fotografua po ashtu në dhomat e Senatit, me brirë demash në kokë dhe me bojë në fytyrë.
Presidenti i inkurajoi ndjekësit e tij në Twitter dhe Facebook të merrnin pjesë në tubimin e së mërkurës, disa herë duke përdorur imazhe luftarake për t?i nxitur ata të vinin në Uashington. Disa minuta para se ata të sulmonin Kapitolin, zoti Trump bëri thirrjen e tij të pashpresë për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve me anë të një fjalimi që përshkohej nga teori konspirative.
“Kavaleria po vjen, z. President,” thuhej në një nga komentet e rishpërndara nga presidenti më 1 janar, ku jepeshin detaje rreth tubimit.
Si kompania Facebook ashtu edhe Twitter i kanë ndaluar llogaritë e presidentit në platformat e tyre pas dhunës që ndodhi. Facebook tha në një deklaratë se po hiqte përmbajtjen që lavdëron sulmin në Kapitol, thirrjet për të sjellë armë në protestat kudo në vend si dhe video apo fotografi të marra nga protestuesit në Kapitol të mërkurën. Kjo nuk mjafton por është një fillim, tha zoti Orlowski.
“Kjo është një pikë në oqean në krahasim me zgjidhjet që duhet të gjejnë këto kompani dhe mënyrën se si duhet t?i ndryshojnë sistemet e tyre,” tha ai.
Ai është optimist se ata që punojnë në këto kompani do të kuptojnë nevojën dhe domosdoshmërinë morale për të ndryshuar shumë gjëra, për të mos e lejuar gjendjen e tanishme të vazhdojë.
Imran Ahmed thotë se hapësirat që ofron media sociale nuk mund të lejohen të abuzohen:
“Asnjë hotel, për shembull, nuk do të lejonte në mjediset e tij një konferencë me njerëz që komplotojnë të marrin armët dhe të sulmojnë Kapitolin, nuk mund të lejosh nazistët të mblidhen në hotelin tuaj,?
Po ashtu, thotë ai, nuk mund t?i lejosh ata të mblidhen në platformën tuaj./ VOA
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotm...
Kina po përballet me një prej shpërthimeve më të rrezikshme ...
Masat e sigurisë janë rritur në Bundestagun gjerman (dhoma e...
Masat e sigurisë janë shtuar në kryeqytetin amerikan ndërsa ...
Më pak raste të reja dhe më pak fatalitete nga dita e djeshm...
Se sa efektiv është një sistem shëndetësor, këtë ta teston m...
Gjermanët janë të preokupuar me luftën kundër pandemisë COVI...
“Superfood” është një nocion që përdoret në marketing për të...
Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Ve...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u zotua se vendi do të r...
Komuna e Malishevës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të s...
Një avion me 50 pasagjerë në bord është zhdukur pas ngritjes...
Katërnjakë kanë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në spita...
“Superfood” është një nocion që përdoret në marketing për të...
Ekonomia amerikane humbi 140,000 vende pune në dhjetor ndërs...
Platforma e medias sociale Twitter njoftoi të premten se ka ...
Izraeli ka nisur vaksinimet e para. Me rritjen e rasteve mby...
Kompania amerikane, Pfizer nuk e konfirmoi një marrëveshje m...
Rregullatori shëndetësor në Mbretëri të Bashkuar të premten ...
Një përzierje e fuqishme e shpresës dhe frikës, shoqëron fil...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...