Kush ka shanset të zëvendësoje Merkelin?
Gjermanët janë të preokupuar me luftën kundër pandemisë COVI...
Se sa efektiv është një sistem shëndetësor, këtë ta teston menjëherë një situatë krize. Edhe në Gjermaninë e pasur dhe me një sistem shëndetësor ndër më cilësorët në botë, ekziston frika e kolapsit të sistemit shëndetësor, kjo jo për shkak të mungesës së mjeteve -por të burimeve njerëzore. Mungesa e infermierëve e kujdestarëve ka qenë një problem i njohur edhe para krizës së Coronës. Por Corona e ka nxjerrë edhe më në pah këtë problem. Tani për shkak të mungesës së infermierëve, “Berliner Charite” po kërkon të rimarrë në punë ish-infermierët, që situata të mos dalë nga kontrolli si Susanne Wiegand.
Kur Gjermania u përfshi nga vala e parë e pandemisë së Coronës, Susana Wiegand doli vullnetare për të punuar si infermiere. Në spitalin “Berliner Charite” ajo punon me orar të kufizuar në një pavion të intensivit.
Para 25 vitesh ajo përfundoi shkollën e infermierisë, por në fund vendosi për një profesion tjetër. Tani kolegët janë mirënjohës që Susana është kthyer. Kur mbaron turnin 9 orë me pacientë të infektuar me Corona, ajo shkon në zyrë për të kryer formalitetet për punën e saj të parë parë me orar të plotë.
“Nuk ndjehem mirë me veten të rri në shtëpi, kur kolegët e mi në pavionin intensiv strapacohen, kur e di që unë jam e specializuar për këtë dhe mund të ndihmoj shumë mirë. Prandaj po e bëj, është diçka e vetëkuptueshme për mua”, thotë Susanna Wiegand. E ndihma e saj vërtet nevojitet këto kohë. Sistemi shëndetësor gjerman e ka përballuar deri më tani situatën, megjithë numrin në rritje të infektimeve, por gjithnjë e më shpesh dëgjohet, se pavionët e trajtimit intensiv në spitalet gjermane po arrijnë kufijtë e kapaciteteve të tyre.
Shtretërit intensivë kanë nevojë jepen si shifra mund të shërbehen vetëm pjesërisht
Judith Heepe, drejtoreshë e infermierisë në Charite e vë gishtin në plagë, kur flet për problemet e sistemit shëndetësor gjerman. “Ne kemi mjaft aparate intubimi. Kemi plot vend për shtretërit intensivë, po ashtu nuk na mungojnë materialet e mjetet. Ajo që na shqetëson, është se të gjithë ata shtretërit intensivë që jepen si shifra mund të shërbehen vetëm pjesërisht, kjo sepse thjesht na mungon personeli.”
Infermierja vullnetare Susanna Wiegand e di se sa e vështirë është puna në këto kushte. “Pavioni i intensivit është i mbushur plot. Dhe kur ke tre apo katër pacientë me Covid dhe ke vetëm një infermier në dispozicion, është shumë e vështirë. Këtu gjërat zhvillohen shpejt, shumë shpejt. Ndodh që kur dal nga puna, të iki në shtëpi me një ndjenjë të trishtë, sepse nuk munda t’i jap pacientit atë vëmendje, që do doja t’ia jepja.” Susana Wiegand, thotë, se megjithë barrën e rëndë e ka rigjetur dashurinë për punën e dikurshme. Ajo thotë, se e mendon edhe rikthimin me orar të plotë në spital. Por për këtë duhet të përmirësohen njëherë kushtet e punës në spitale./DW
Gjermanët janë të preokupuar me luftën kundër pandemisë COVI...
“Superfood” është një nocion që përdoret në marketing për të...
Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Ve...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u zotua se vendi do të r...
Komuna e Malishevës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të s...
Një avion me 50 pasagjerë në bord është zhdukur pas ngritjes...
Katërnjakë kanë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në spita...
“Superfood” është një nocion që përdoret në marketing për të...
Ekonomia amerikane humbi 140,000 vende pune në dhjetor ndërs...
Platforma e medias sociale Twitter njoftoi të premten se ka ...
Izraeli ka nisur vaksinimet e para. Me rritjen e rasteve mby...
Kompania amerikane, Pfizer nuk e konfirmoi një marrëveshje m...
Rregullatori shëndetësor në Mbretëri të Bashkuar të premten ...
Një përzierje e fuqishme e shpresës dhe frikës, shoqëron fil...
Sekretarja amerikane e Arsimit, Betsy DeVos, është bërë anët...
Presidenti Donald Trump të enjten dënoi mbështetësit e tij t...
A është SHBA ende një shembull për demokracinë dhe lirinë? P...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në parkingun e brendshëm...
Anglia dhe Skocia do të vendosin rregulla të reja për të gji...
Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...