web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plas keq mes Rezart Veleshnjës dhe modeles/ Aktori: Mos dil në televizion, iu ngacmon plagën njerëzve

10 Janar 2021, 16:08, Lifestyle CNA

Përplasja mes modeles Kleoniki Delijorgji dhe aktorit Rezart Veleshnja, nga emisioni ka vijuar në rrjetet sociale. Modelja ka shkruar në rrjetet sociale për Rezartin se është një seksit, mizogjin dhe djall.

Ajo shkruan ndër të tjera se ?të shash familjen e dikujt sepse ndihesh aq inferior dhe s?ke si të kthesh përgjigje tregon nivelin tënd 0?.

Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i Rezart Veleshnjës në rrjetet sociale, ku i ka kujtuar të atin Mihal Delijorgjin dhe ngjarjen në Gërdec. Madje aktori e ka cilësuar atë si një njeri me probleme psiqike.

Kujtojmë se i gjithë diskutimi mes tyre nisi në emisionin ?Shiko Kush Luan?, ku Kleoniki i është drejtuar se ndihej e ofenduar që ishte aty prezent pas sjelljes së aktorit me modelen Françeska Jaçe.

Ajo iu drejtua Jaçes duke i thënë: “Ai nuk të respekton.”/ CNA.al





Lajmet e fundit nga