web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrëfehet Fjolla Morina: Ja si u njoha Fisnikun dhe raporti që ka me fëmijët e mi

3 Janar 2021, 10:07, Lifestyle CNA

Këngëtarja Fjolla Morina, pak kohë më parë konfirmoi lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin Fisnik Syla. Dyshja janë fejuar dhe së shpejti pritet të realizojnë dasmën e tyre ashtu sic e kishin planifikuar.

“Ne jemi si të martuar, por besoj se do jetë edhe më bukur kur të krijojmë familjen tonë, mezi po presim”, është shprehur Fjolla gjatë një interviste për Revista Who.

Ajo gjithashtu ka treguar për raportin që ka Fisniku me fëmijët e saj dhe ajo me fëmijët e Fisnikut.

“Direkt fëmijët kanë qenë shumë të dashur me Fisnikun. I ka bërë për vete sepse është shumë i dashur si njeri. Speciale, shumë e mirë, se kam pritur as vetë të ishin kaq të lidhur”, tha këngëtarja.

Fjolla tregoi se ata janë bashkë prej rreth një viti dhe janë njohur nga shoqëri e përbashkët.

”Ne jemi njohur shumë kohë më parë në shoqëri të përbashkët, kemi qenë miq pastaj, jemi dashuruar shumë me njëri-tjetrin dhe sot jemi bashkë”, tregoi këngëtarja.

Në fund Fjolla tha se nga ky vit kërkon një bebe.

“Uroj që vitin e ri ta mbyllim me bebe, që po e presim me shumë dashuri. Ju uroj të gjithëve gëzuar vitin 2021, me shëndet të mirë. Ky vit që lamë mbrapa ka qenë shumë i keq për gjithë botën. Dhe ju uroj të gjithëve që ta gjejnë dashurinë e jetës siç e kam gjetur unë”, përfundoi Fjolla./ CNA.al





Lajmet e fundit nga