Connect with Us

Foto-video ekskluzive/ Policia mbyll lokalin e Ben Blushit

Aktualitet

Foto-video ekskluzive/ Policia mbyll lokalin e Ben Blushit

Publikuar

-

Mbrëmjen e djeshme, pas orën 8:30 gjithë Shqipëria ishte futur në karantinë për shkak të masave kufizuese të marra nga Komitetit Teknik i Ekspertëve.

Mirëpo, në “ Pub Republika” të Ben Blushit në Korçë, janë injoruar komplet masat anti Covid pasi mbi 200 veta festonin pa problem duke thyer çdo rregull të mundshëm.

Ishte një denoncim i ish kryeministrit Sali Berisha që “çoi policinë në këmbë” për të ndërhyrë. Pas publikimit të kësaj videoje, burime i thanë CNA.al se forca të shumta policie kanë shkuar në ambjentet e lokalit Pub Republika në Korçë, ku kanë konstatuar prezencën e qindra personave, kanë kërkuar mbylljen e menjëhershme të muzikës dhe ambjenteve.

LEXO EDHE:  "Jemi të kënaqur me zgjedhjet"/ Ambasadorja e SHBA: Problemet do trajtohen

Gjithashtu policia po shqyrton të gjitha masat administrative dhe procedurat ligjore për këtë skandal, të denoncuar nga Berisha dhe CNA.al.
Ben Blushi organizoi një festë në lokalin e tij në Korçë Pub Republika, ku janë grumbulluar rreth 200-250 persona për të festuar Krishtlindjet, duke shkaktuar një “bombë shëndetësore”.

Kujtojmë se ky lokal është në pronësi të vajzës së Ben Blushit, Natali Blushi, një pasuri prej gati 500 milionësh, e blerë për një vlerë vetëm 30 mijë euro nga babai i saj duke i falsifikuar firmën./ CNA.al

Lexo edhe: Festa e çmendur në kohë pandemie/ Policia mësyn lokalin e Ben Blushit në Korçë

https://www.cna.al/2020/12/24/festa-e-cmendur-ne-kohe-pandemie-policia-mesyn-lokalin-e-ben-blushit-ne-korce/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti i OSBE- ODIHR/ Celibashi: Shtysë për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Raporti i OSBE- ODIHR/ Celibashi: Shtysë për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka konsideruar pozitive konkluzionet e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Me një reagim në rrjetet sociale Celibashi shkruan se KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.

Vlerësimet shumë pozitive në lidhje me administrimin e procesit zgjedhor nga KQZ në raportin përfundimtar të OSBE / ODIHR janë nxitje për përmirësim të mëtejshëm. KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.

Shqyrtimi i ekspertizës dhe gjetjeve të KQZ -së mbi ndryshimet e mundshme ligjore është i dobishëm për procesin e reformave të rekomanduar nga OSBE/ODIHR./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Video/ Situatë alarmante nga zjarret në Greqi, banorët refuzojnë të evakuohen

Publikuar

-

Nga

Video/ Situatë alarmante nga zjarret në Greqi, shkrumbohen rajone të tëra, banorët refuzojnë të evakuohen

Situata me zjarret në Greqi, duket të jetë tejet e rënduar, ndikuar dhe nga erërat e forta që favorizojnë përhapjen e flakëve.

Glafkos, Patra, Koukouli, Achaia, Kretë, Athinë, Halkidiki janë disa nga rajonet më të prekura.

Zona e Souli është evakuuar, ndërsa flakët kanë arribanorettur në shtëpitë e para.

Perimetri në lartësinë e Glafkos u mbyll, ndërsa kataliza e romëve në Riganokampos po evakuohet.

Në Souli, sipas “patrastimes.gr”, banorët refuzojnë të lënë shtëpitë e tyre pavarësisht thirrjeve të policies.

LEXO EDHE:  Video-Skandal në Durrës/ Vangjush Dako “luftë” biznesit, për klientelën e tij

LEXO EDHE:  Nuk zbatuan masat anti-covid/ Gjobiten 1270 persona gjatë fundjavës

Një urdhër për evakuimin preventiv të komunitetit të Drosia në Achaia u dha nga Brigada e Zjarrfikësve pak para orës 13:00 të mesditës, në mënyrë që banorët të mos rrezikohen.

Në të njëjtën kohë, forcat zjarrfikëse tokësore dhe ajrore që veprojnë në zonë janë forcuar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet, problemet që mbetën pa zgjidhje dhe ato që u shtuan nga 2017-ta

Publikuar

-

Nga

Rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet, problemet që mbetën pa zgjidhje dhe ato që u shtuan nga 2017-ta

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit përplasi politikën shqiptare. PD pretendoi se ODIHR konfirmoi masakrën zgjedhore, ndërsa për PS ky raport ishte më i miri ndonjëherë.

Në dokumentin e ODIHR flitet për disa probleme që kanë qenë në 2017-ën, dhe disa të tjera që shtohen për 2021-shin dhe theksohen si rekomandime prioritare për t’u përmirësuar në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Rekomandimi për ndërhyrje në ligjin zgjedhor përsëritet në rekomandimet e vitit 2021, me nevojën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Ajo që theksohet në pikën e parë të rekomandimeve për 2021-shin është konsensusi që duhet për të qartësuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Një tjetër problem në këto zgjedhje, evidentuar edhe në 2017-ën, lidhet me fshehtësinë e votës dhe presioni për votuesit.

Po ashtu, edhe shitblerja e votës mbetet një problem për të cilin ODIHR kërkon zgjidhje, njëjtë siç kishte kërkuar pas zgjedhjeve të 2017-ës. Në raport theksohet se duhen hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet gjithashtu të raportojnë dhe të japin prova të çdo rasti blerje votash ose presioni.

Mbrojtja e të dhënave personale, kryesisht e shkaktuar nga publikimi i sistemit të patronazhistëve pak ditë para zgjedhjeve, është një tjetër shqetësim që ka ODIHR.

LEXO EDHE:  Rikthehet programi i njohur/ Hapen audicionet e “Big Brother Vip”

LEXO EDHE:  Person me rrezikshmëri të lartë/ Arrestohet 45-vjeçari në Berat

Në raport kërkohen ndryshime ligjore që do i jepnin pavarësi mediave e do i mbante larg presioneve financiare gjatë fushatave. Rrjedhimisht, lajmet nuk do kontrolloheshin e as prodhoheshin nga partitë.

Ndërkohë, çështje si depolitizimi i administratës zgjedhore, e drejta e votës për personat me aftësi të kufizuara apo transparenca për materialet zgjedhore, ndryshe nga raporti i 2017-ës, në dokumentin e 2021-shit, nuk përmenden më si këshilla parësore.

Megjithëse zgjedhjet ndryshojnë, teknologjia e përdorur po ashtu, edhe paratë e shpenzuara rriten, problematikat mbeten të njëjta. Në çdo palë zgjedhje shtrohet diskutimi për një reformë të re dhe gjërat ndryshojnë vetëm pak muaj para se shqiptarët të shkojnë në kutitë e votimit, pa i lënë kohë as institucioneve.

Reformat zgjedhore pak muaj para zgjedhjeve kanë treguar se nuk kanë qenë plotësisht të efektshme, dhe në shtator, një nga detyrat më emergjente të Parlamentit të ri do të jetë përfundimi sa më shpejtë i paketës ligjore për zgjedhjet. Parlamenti i ri do na gjejë sërish me nevojën për një reformë zgjedhore dhe dialog mes palëve./euronews

LEXO TE PLOTE