E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot, më 23.12.2020, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Në respektim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, mbledhja është zhvilluar në prani të të gjithë anëtarëve si dhe të përfaqësuesëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT. Duke iu përmbajtur rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi çështjet si vijon:
Në përfundim të afatit të aplikimit për 28 vende vakante për pozicionin ?Drejtues Prokurorie? në prokuroritë të juridiksionit të përgjithshëm dhe të apelit, kanë rezultuar 10 zyra prokurorie, ku është mbyllur procedura e konkurrimit pa kandidim ose pa kandidatë të kualifikuar, nga të cilat 3 zyra prokurorie pranë Gjykatave të Apelit dhe 7 zyra prokurorie pranë Gjykatave të Shkallës së Parë.
Në këto kushte, Këshilli vendosi në unanimitet të shpallë fillimin e procedurave për plotësimin e 10 (dhjetë) vendeve vakante për ?Drejtues Prokurorie?, përmes procedurës së ngritjes në detyrë në prokuroritë e mëposhtme:
Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit, Shkodër.
Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit, Korçë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit, Vlorë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tropojë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Dibër.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Përmet.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pukë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kavajë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat.
Njoftimi i vendeve vakante si dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët do të publikohen në faqen zyrtare të institucionit, jo më vonë se një javë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Me propozim të Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, për numrin e kandidatëve që do t?i caktohen secilit anëtar të këtij Komisioni, Këshilli vendosi për caktimin me short të tre relatorëve: znj. Esmeralda Keshi, z. Kostaq Beluri, Alfred Balla, për procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatët që kanë kandiduar për pozicion drejtuesi, të shpallur me Vendimin nr. 285, datë 17.18.2020, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pas hedhjes së shortit, zonja Esmeralda Keshi do të kryej procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatët Erion Shehaj, Albert Muçaj, Arben Smaçi, Dorina Bejko, Arben Nika, Farie Vata, Violeta Shkurta dhe Arben Dyla; zoti Alfred Balla do të kryej procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatët Lorenc Mërkuri, Gjon Fusha, Kreshnik Ajazi, Ludovik Doda, Petrit Cano, Albert Kuliçi, Anita Jella dhe Elizabeta Imeraj; zoti Kostaq Beluri do të kryej procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatët Gentian Stoja, Dorina Theodhori, Abaz Muça, Sali Hasa, Erion çela, Aurel Zarka, Rita Gjati dhe Genti Xholi.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, më 17.12.2020 ka miratuar listën me kandidatët e kualifikuar për ?Drejtues? në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, bashkë me 6 vendime shkualifikimi për kandidatët për ?Drejtues?, të cilët nuk e kanë kaluar procesin e kualifikimit paraprak.
Për një nga grupet e të shkualifikuarve, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës vlerësoi se aplikimi i tyre (në rrugë elektronike dhe me postë) ka ardhur jashtë afateve të përcaktuara në njoftimin për shprehjen e interesit. Në këtë grup kandidatësh të skualifikuar bënte pjesë edhe magjistratja Marsida Frashëri, e cila konkurronte për postin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe Kukës. Konkretisht, znj.Frashëri, më 17.12.2020 është skualifikuar vetëm nga gara për Drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kukës, dhe është kualifikuar për postin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër. Komisioni ka bërë verifikimet e nevojshme, ku ka rezultuar se znj. Farshëri i ka sjellë realisht të dy aplikimet në datë 04.12.2020, pra një ditë me vonesë nga afati i specifikuar në njoftim, që ishte data 03.12.2020, ora 24.00.
Për këto arsye, Komisioni i propozoi Këshillit të shfuqizojë pikën 1 të Vendimit nr.285, datë 17.12.2020, vetëm sa i takon kandidates për ?Drejtues Prokurorie?, znj. Marsida Frashëri, për Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër. Këshilli vendosi me shumicë votash ndalimin e kandidimit për kandidaten, znj. Marsida Frashëri, për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër.
Këshilli miratoi dy caktime të përkohshme për një afat tremujor në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë, z. Kreshnik Ajazi, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan (nga data 26.12.2020 ? 25.03.2021) dhe znj. Rita Gjati në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kukës (nga data 27.12.2020 ? 26.03.2021) . Gjithashtu, Këshilli vendosi me 6 vota pro dhe 3 kundër (z. Gent Ibrahimi, znj. Esmeralda Keshi dhe z. Sandër Beci) caktimin të përkohshëm të znj. Alma Braho si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës (nga data 29.12.2020 ? 28.03.2021).
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vinc...
Kuvendi ka mbyllur sot sesionin parlamementar. Ka qenë kreu ...
Prokuroria e Përgjithshme ka hapur garën për dy vendet vakan...
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka përshëndetur ce...
Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 59-vjeçare kornistit...
Familjarë, miq dhe të afërm kanë përkujttuar ish ministrin e...
Lëvizje në policinë e Kukësit. Mësohet se është ndryshuar sh...
SPAK do të hetojë pasurinë e deputetit socialist Rrahman Ra...
Mirel Mërtiri i njohur si një personazh problematik, i shumë...
Situata e krijuar në vendin tonë nga Covid vijon të jetë shq...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur betimin e anëta...
Bledi Çuçi ka folur për herë të pari si ministër i Brendshëm...
Nesër mblidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ku do të sh...
Biznesmeni Hervin Fora ka bërë një reagim në rrjetin social,...
Fenomeni i padive dhe kërcënimeve ligjore në Shqipëri kundër...
Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli i është përgjig...
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetin soc...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mën...
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë firmosur ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...