web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata Kushtetuese funksionale/ Kryemadhi: Emërimi i anëtarëve i vonuar, fajin e ka…

23 Dhjetor 2020, 22:03, Politikë CNA

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka reaguar për emërimin e anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Ilir Meta.

Kryemadhi e cilëson këtë si një hap pozitiv që duhet vlerësuar, ndërsa thekson se ky është një proces shumë i vonuar.

Ajo pretendon se nëse mazhoranca do të kishte marrë parasysh propozimet e Opozitës së Bashkuar, vendi do të kishte prej kohësh Gjykatë Kushtetuese tërësisht funksionale, si dhe Gjykatë të Lartë.

Kryetarja e LSI-së deklaron se është thellësisht e shqetësuar që sipas saj, dhjetori 2020 e gjen Shqipërinë që aspiron BE-në, pa shtet të së drejtës tërësisht funksional, pa kontroll dhe balancë të pushteteve.

?Çdo hap pozitiv që hidhet drejt ngritjes së institucioneve themelore të Republikës së Shqipërisë, siç është plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, është për tu vlerësuar. Këto janë procese shumë të vonuara, përtej afateve që duheshin realizuar, që nëse mazhoranca do të kishte marrë parasysh propozimet e Opozitës së Bashkuar, vendi do të kishte prej kohësh Gjykatë Kushtetuese tërësisht funksionale si dhe Gjykatë të Lartë.

LSI ka qenë dhe mbetet promotore e proceseve që ngrejnë institucione të pavarura dhe me integritet, në alternativë të shkatërrimit institucional ku Rilindja ka ngritur pushtetin. Ne i cilësojmë këto institucione jetike për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve tanë.

Ne jemi thellësisht të shqetësuar që dhjetori 2020 e gjen Shqipërinë që aspiron BE-në, pa shtet të së drejtës tërësisht funksional, pa kontroll dhe balancë të pushteteve. 25 Prill 2021 është dita kur Shqipëria ndahet nga një periudhë e errët, kur institucionet e shtetit u vendosën tërësisht në funksion të pushtetit të një individi të vetëm, për të hapur një kapitull të ri. Pas 25 Prillit, në pushtet rikthehen qytetarët?, shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga