Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Fundvitit i 2019 dhe fillim viti i 2020 kanë qenë një lloj sfide për qeverinë. Tërmeti tragjik i 26 nëntorit por edhe pandemia e COVID kanë vënë në përballje të fortë kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë kabinetin e tij qeveritar.
Deputetja e Partisë Socialiste, njëherësh kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj komentoi angazhimin e qeverisë në përballje me këto sfida, por edhe për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Në një intervistë për CNA.al Felaj fajëson presidentin Ilir Meta si shkaktuar për vonesën e ngritjes së Kushtetueses, duke theksuar se tashmë ngërcci është zgjidhur.
Ndërsa duke iu referuar procesit të rindërtimit, kryetarja e Komisionit të Sigurisë shprehet optimiste se brenda marsit të vitit 2021 të gjithë të prekurit nga tërmeti do të kenë hyrë në shtëpitë e tyre.
Jemi në fund të vitit 2020, i cili ka qenë një vit i vështirë dhe me plot sfida jo vetëm për qeverinë, por edhe për qytetarët shqiptarë. Çfarë do lini pas nga ky vit dhe çfarë prisni nga viti 2021, duke qenë se është edhe vit zgjedhor?
Sot ishte dita e fundit e këtij sesioni parlamentar për vitin 2020, dhe më vjen mirë të them që e mbyllëm këttë ditë punimesh të Kuvendit të Shqipërisë me lajme shumë të mira për punonjësit e ish industrise ushtarake, ish Kombinati i Armëve Poliçan, ish Uzina e Armatimit në Mjekës Elbasan, në Gramsh dhe ish Uzina e Aviacionit në Kuçovë, u miratua trajtimi financiar mujor për të gjithë ata që nuk përfituan nga ligji i vitit 2004.
Ish punonjësve të kooperativave bujqësore iu njoh puna në kooperative si vjetërsi për efekt të sigurimeve shoqërore, çka do të reflektohet në një masë të shtuar të pensionit të tyre, ndërsa punonjësve të nëntokës pra ish minatorëve, iu falën detyrime ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Një nga projektet që kemi miratuar ne sot është ai që fal detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore të punonjësve të nëntokës. Zgjodha këtë kategori për të treguar qartësisht se qasja jonë, jo thjesht në këtë vit por në 4 vitet e mandatit të dytë apo në më shumë se 7 vite që ne jemi në qeveri ka qenë pikërisht ndaj njerëzve të zakonshëm, për të përmirësuar ekonominë dhe jetesën e tyre.
Sepse për ne do të thotë shumë, në fund të ditës përfaqëson ekonominë e vendit dhe pavarësisht vëshirësisë që solli fundi i vitit 2019 dhe fillimi i vitit 2020, unë besoj se kemi dhënë prova të qarta të menaxhimit si duhet të shëndetit publik, të gjitha instrumentat që iu vijnë në ndihmë mbrojtjes së shëndetit publik, por edhe sa i takon menaxhimit të ekonomisë.
Edhe qëllimi i buxhetit të këtij vitit, ishte pikërisht ky : Konsolidimi i financave publike. Nga ana tjetër, ne kemi bërë një premtim shumë të rëndësishëm për rikthimin në banesat e reja që u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit 2019 dhe besoj i ndiqni dhe ju me ëndje që kanë arritur me dhjetëra qytetarë që tani kanë arritur të kenë shtëpi të reja dhe në fakt deri në mars 2021 hyjnë në banesa të reja disa qindra për ta përmbyllur krejt si proces në 2021.
Janë shumë gjëra që kemi bërë dhe është e vështirë t?i përmbledhim në një intervistë të vetme, por kemi treguar të gjithë punën tonë dhe jemi munduar që të jemi sa më afër pritshmërive jo vetëm të votuesve tanë, por për të gjithë qytetarët shqiptarë. Kjo padyshim që vlen për tu nënvizuar.
Vitiv 2021 përkon me zgjedhjet e përgjithshme elektorale dhe sigurisht ky është objektivi më i rëndësishëm i punës tonë. Natyrisht nuk presim që punën ta fillojmë në pranverën e 2021 sepse gjatë gjithë kohës preokupimi ynë ka qenë që në mënyrë të vijuar të ruajmë rezultatet e arritura dhe t?i shtojmë ato.
Padyshim që ka vështirësi, asgjë nuk është e lehtë, kush punon edhe gabon por besoj që si forcë politike kemi treguar që kemi pjekurinë dhe seriozitetin për të korrigjuar vetveten dhe për të ecur përpara. Punët e kryera për të cilat flasin pa asnjë përjashtim të gjitha bashkitë e Shqipërisë, janë dëshia jonë më e mirë ndaj vendit dhe qytetarëve.
Kryeministri Edi Rama ka shtuar retorikat për të marrë edhe një mandat të tretë qeverisës. Pse qytetarët shqiptarë duhet të votojnë PS në 25 prill?
Nuk është thjesht retorikë për një mandat të tretë. Ne socialistët e meritojmë një mandat të tretë sepse kemi dhënë prova të qarta pune dhe përkushtimi në territor dhe unë nuk kam dyshim që votuesit, jo vetëm ata tradicional, por mbi të gjitha votues nga ajo pjesë e elektoratit që shumë shpesh cilësohet si votuesit gri, edhe ata do të jenë mbështetja e PS këtë herë.
Mjafton të analizojmë veccanërisht periudhën e fundit kur ne u përballëm dhe po përballemi me dy probleme të rënda, si tërmeti dhe pandemia, për të kuptuar qartë diferencën mes atyre që ishin dje në pushtet dhe neve sot.
Kuvendi zgjodhi anëtarin e 5 të saj për në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që KED sot i dërgoi një listë edhe Presidentit. A mendoni se Meta do e zgjedhë emrin e 6 pa vonesa?
Padyshim që edhe kjo ishte një hap i mirë në drejtim të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi sicc e dini seancën e shkuar plenare miratoi anëtarin e pestë, zotin Altin Binaj si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që sipas formulës kushtetuese tani zgjedhja i takon presidentit.
Nuk kam ndonjë dyshim, sepse është detyrimi i presidentit të zgjedh dhe në rast se ai nuk do ta ushtronte këtë detyrim dhe të drejtë, atëherë i pari i renditur nga KED do bëhet automatikisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Nga ana tjetër,funksionimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese është padyshim i rëndësishëm për arsyen e thjeshtë se objekt kryesor të punës së vet ka garantimin e asaj që ccdo ligj që miratohhet të jetë në përputhje me Kushtetutën.
Pra është rojtarja le të themi e aktit themeltar të shtetit. Mori kohë plotësimi i vendeve vakante për shkak edhe të përplasjeve me presidentin e Republikës që u përpoq të tejkalonte kompetencat e tij të njohura nga Kushtetuta.
E kemi thënë dhe kjo pohoet në disa raste të njëpasnjëshme, që reforma në drejtësi do të ishte një reformë e vështirë në zbatim sepse ajo prek shumë interesa në vetvete, interesa të konsoloduara në 30 vite të një pushteti i cili padyshim e ka keqpërdorur marrëdhënien e vet me drejtësinë. Marrëdhënia e ekzekutivit dhe legjislativit me drejtësinë duhet të jetë ekuilibruar.
Këtë sigurisht e garanton ligji dhe reforma kushtetuese ka sjellë formulën më të mirë për mbajtjen larg të politikës në ushtrimin e drejtësisë. Drejtësia duhet të jetë ashtu si kundër të gjithë e shohim simbolin e saj, me sytë e lidhur, pra e paanshme dhe e pavarur. Shpresoj fort që në përfundim të reformës në drejtësi ne të mund të përfitojmë nga një drejtësi e tillë, sepse kjo do të ishte një progres i jashtëzakonshëm për të gjithë vendin./CNA.al
Ambasadorja Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Ministrin...
Përfaqësuesi i PD Akil Kraja ka deklaruar nga Dajti sot se n...
Kuvendi ka votuar për Evgjeni Basharin si kryetarja e re e I...
Kreu i Lëvizjes për Zhvillimin Kombëtar Dashamir Shehi duke ...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar presidentit Il...
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar s...
Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me një...
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Laç ku ka nisur sot ndë...
Presidenti Ilir Meta ka takuar një grup të rinjsh në Preside...
Kryeministri Edi Rama, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj,...
Pas rreth dy vitesh hetime, nga Komisioni i Pavaruar i Kuali...
Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni ka bërë një përmb...
Kuvendi po diskuton sot mbi aktin normativ të qeverisë, që i...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa S...
Ditën e sotme është duke u mbajtur seanca e fundit plenare p...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka deklaruar ...
Komisioni Rregullator dje kishte njoftuar shfaqje. Por aktor...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edv...
“A do dilnit në protestën për Klodjan Rashën nëse nuk do të ...
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka folur për ecurinë e tu...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...