Helmimi i kursantëve te Akademia e Sigurisë/ Reagon Policia e Shtetit
Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngje...
Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngje...
Për të tretën ditë me radhë numri i vdekjeve në SHBA si pasojë e COVID-19-s arriti në 3,000 raste, pasuar nga një numër rekord infeksionesh të reja të shënuara ditën e enjte. Ky zhvillim vjen ndërsa vendi po përgatitet të dërgojë rreth gjashtë milionë doza të tjera të një vaksine të re pas marrjes së autorizimit me gjasë të premten.
Shtetet e Bashkuara raportuan një numër rekord prej 239.903 rastesh të reja të enjten, që e çoi numrin e përgjithshëm të infeksioneve mbi 17 milionë që prej fillimit të pandemisë.
Numri i të vdekurve në SHBA tashmë është mbi 311 mijë.
Ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar një krizë të thellë këtë dimër ndërsa njësitë e kujdesit intensiv (ICU) po mbushen dhe spitalet po vendosin shtretër edhe në korridore. Sipas agjencisë Reuters shtrimet në spital shënuan një rekord të ri të enjten me 114 mijë raste.
Për të ndihmuar në ngadalësimin e pandemisë, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka premtuar të punojë me shpejtësi drejt dhënies së autorizimit për përdorim emergjent të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë Moderna. Një javë më pare FDA dha autorizimin për vaksinën e parë atë të prodhuar nga kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech.
Të enjten një grup këshilltarësh të jashtëm të FDA-së morën vendim me shumicë dërrmuese për të rekomanduar përdorimin urgjent të vaksinës së koronavirusit të kompanisë Moderna. Autorizimi përfundimtar pritet të jepet të premten.
Sekretari i Shëndetësisë Alex Azar i tha rrjetit televiziv CNBC të enjten se 5.9 milionë doza të vaksinës së Moderna-s ishin përcaktuar të shpërndaheshin në të gjithë vendin duke nisur nga kjo fundjavë.
Të dy vaksinat merren në dy doza, që variojnë nga 21 në 28 ditë distancë nga njëra-tjetra.
Autoritetet shëndetësore kanë siguruar amerikanët se provat klinike në shkallë të gjerë dhe shqyrtimi shkencor i të dhënave tregojnë se vaksinat janë të sigurta dhe efektive.
Të premten Nënpresidenti Mike Pence u vaksinua kundër koronavirusit në publik, duke u bërë zyrtari i profilit më të lartë deri më tani që vaksinohet.
Ndërsa Presidenti në largim Donald Trump ka inkurajuar njerëzit që të vaksinohen.
Të premten Presidenti amerikan Donald Trump shkruante në një postim në Twitter se vaksina e Moderna është miratuar dhe se do të shpërndahej menjëherë, megjithëse Administrata e Ushqimit dhe Barnave nuk ka bërë ende asnjë njoftim publik mbi vendimin e saj.
Sipas zyrtarëve të tranzicionit Presidenti i zgjedhur Joe Biden, i cili pritet të marrë detyrën më 20 janar, do ta vaksinohet publikisht javën e ardhshme./VOA
Një infermiereje në Spitalin Memorial CHI në Tenesi, i ra të...
Më 27 dhjetor pritet të mbërrijë në Greqi vaksina e Pfizer k...
“Numri i madh i gazetarëve të burgosur në botë tregon për rr...
Gjashtë persona u akuzuan të enjten për konspiracion për të ...
Kancelarja gjermane ka shprehur vlerësimin e saj për BioNTec...
Gjykata më e lartë në Bashkimin Evropian ka mbështetur një l...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lami...
Një tërmet i fortë ndodhi pak pas orës 15:30 në Kretë. Shkal...
Nga 2347 teste të bëra në Maqedoninë e Veriut, 657 persona k...
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi pasi një 58-vjeça...
Pavarësisht një ashpërsimi të kufizimeve nga autoritetet kët...
Zbardhen detaje të reja nga krimi horror në Itali, ku u gjet...
Një zjarr që ra këtë të enjte në një fermë në Florida, dogji...
Greqia ka zbuluar bilancin nga COVID-19 këtë të enjte për 24...
Kosova ka shënuar një ulje të viktimave dhe personave të inf...
Qeveria amerikane konfirmoi të mërkurën se një fushatë e fun...
Të enjten një grup këshilltarësh të jashtëm të Administratës...
Kryeministri i Portugalisë, Pedro Antonio Costa është vetëiz...
Ka filluar seanca e re gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri V...
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv me ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...