Angela Merkel shpallet gruaja më e fuqishme në botë
Revista amerikane, Forbes, ka bërë të ditur emrat e grave më...
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë shtuan përgatitjet për një fushatë historike të vaksinave ndaj koronavirusit përpara miratimit të pritshëm nga agjencia rregullatore federale, ndërsa ligjvënësit në Kongres debatuan të mërkurën për kushtet e një pakete lehtësimi ekonomik nga COVID-19.
Lëvizja e vazhdueshme drejt fillimit të vaksinimit dhe negociatat në Kongres vijnë ndërsa infektimet nga COVID-19 u rritën në nivele edhe më të larta, duke mbingarkuar deri pranë pragut maksimal sistemet e kujdesit shëndetësor në disa pika të nxehta të pandemisë. Sipas një përllogaritjeje të agjencisë së lajmeve Reuters, Shtetet e Bashkuara arritën një nivel të ri rekord viktimash, me të paktën 3’112 të vdekur brenda të mërkurës, më shumë se ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë.
Dhjetë qarqe kryesisht rurale në Kaliforni raportuan se nuk kishin në dispozicion shtretër të njësive të kujdesit intensiv, sipas të dhënave shëndetësore të këtij shteti, të analizuara nga agjencia Reuters.
Në zemrën bujqësore të Kalifornisë, Central Valley, shtrimet nga COVID-19 kanë mbingarkuar krejtësisht disa spitale. Në qarkun Fresno, me 1 milion banorë, vetëm shtatë shtretër mbetën të paplotësuar të mërkurën në njësitë e kujdesit intensiv.
Duke ofruar një rreze të re shprese, disa zyrtarë thanë se vaksinimet mund të fillojnë ndoshta edhe këtë fundjavë dhe shtetet kanë përshkallëzuar planet për atë që ka të ngjarë të jetë një përpjekje për shpërndarjen në dimensione të papara.
Një panel ekspertësh të pavarur të mjekësisë pritet të takohet të enjten për të vendosur nëse do të rekomandojë që vaksina e prodhuar nga kompania Pfizer Inc dhe kompania partnere gjermane BioNTech SE, duhet të marrë autorizimin e përdorimit emergjent të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA).
Si shenjë se aprovimi mund të vijë shpejt, dokumentet e lëshuara nga FDA të martën në përgatitje të rishikimit nuk ngritën pikëpyetje të reja mbi sigurinë ose efikasitetin e vaksinës Pfizer.
Miratimi i FDA-së mund të vijë të premten ose të shtunën, pasuar nga vaksinimet e para në Shtetet e Bashkuara të dielën ose të hënën, i tha kanalit Fox News të martën Moncef Slaoui, këshilltari kryesor i programit të zhvillimit të vaksinave të administratës Trump.
Numri i pacientëve me COVID të shtruar në të gjithë vendin u rrit në një nivel të ri rekord, prej 105’805 deri të mërkurën vonë, me 18% më shumë se dy javët e mëparshme./VOA
Revista amerikane, Forbes, ka bërë të ditur emrat e grave më...
Avokatët e fushatës zgjedhore të Presidentin Donald Trump si...
Situata në Kosovë nga Covid duket se nuk është aspak e qetë....
Kanë kaluar 11 muaj që kur autoritetet shëndetësore në Vuhan...
72.1 milionë euro është ndihma e radhës e Gjermanisë për Kos...
Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit S...
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dalë me një thirrje të ...
Shtëpia e Bardhë zhvillon sot (e martë) një takim me ekspert...
Administrata e Presidentit Trump la pa shfrytëzuar gjatë ver...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë raportoi se gjatë 24 orëv...
Në SHBA, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) i hapi so...
Ekspertët indianë besojnë se kanë zbuluar shkakun “e sëmundj...
Autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar filluan pë...
Bashkimi Europian do të lehtësojë mekanizmin e sanksioneve, ...
Markus Söder tha se Gjermania duhej të veprojë “më mirë shpe...
“Ne (Gjermania) si drejtues të Presidencës së Këshillit të B...
Britania është në prag të fillimit të fushatës së vaksinimit...
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për reagimin...
Pas licencimit të vaksinës fillimisht do të vaksinohen banor...
Pjesëmarrje tepër e ulët në zgjedhje. Vetëm një e treta e pe...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...