web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive/ Zbulohen të gjitha përplasjet e Sandër Lleshajt me Edi Ramën

10 Dhjetor 2020, 18:35, Politikë CNA

Sot në orën 18, kryeministri Edi Rama, pas kthimit të tij nga SHBA dhe vizitës në familjen e Klodjan Rashës, i cili u ekzekutua dy ditë më parë nga patrulla e përgjithshme e policisë, ka mbajtur një qëndrim publik lidhur me ministrin e tij të Brendshëm.

Edi Rama ka thënë se Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen dhe ky i fundit ia ka pranuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, por edhe situatën kritike të krijuar pas protestave të filluara nga disa qindra të rinj.

CNA.al ka raportuar edhe më parë për përplasjet e Sandër Lleshajt, të cilat filluan të ktheheshin në konflikte të hapura me kryeministrin.

Janë të paktën 3 përballje të tyre, të cilat qarkullojnë lehtësisht nga informacionet politike në korridoret e socialistëve.

Së pari, është përplasja e kryeministrit, pak javë më parë, me ministrin e tij të Brendshëm, i cili ka përfunduar jashtë sallës së mbledhjeve të qeverisë. Pasi është zhvilluar një debat i ashpër, mësohet se kryeministri e ka nxjerrë jashtë Sandër Lleshajn, i cili është shprehur ka thënë se në rast se do të dilte nuk do të kthehej më në atë mbledhje.

Pak kohë më parë se të ndodhte ky incident, ka pasur një tjetër përplasje. Mësohet se kryeministri ka debatuar ashpër me ministrin e Brendshëm në lidhje me blerjen e BMW-së luksoze në kulmin e pandemisë, ku ministri i Brendshëm deklaronte se e kishte blerë vetëm 49 mijë euro, ndërkohë që fatura shkonte shumë më tepër dhe vlera që deklaronte Lleshaj ishte vetëm ajo e blerjes në fabrikë.

Bëhet me dije se para kësaj përplasje, Sandër Lleshaj ka pasur një rast tjetër që ka dhënë dorëheqjen te kryeministri, por ajo është refuzuar.

Pra, janë të paktën tre përplasje të forta të Ramës me ministrin e tij të Brendshëm, i cili me detyrë dikur një general ushtrie, u kthye në një kapter partie por duke mos mundur të ecte përpara dhe të zinte vend të fortë brenda socialistëve megjithëse ishte ministri më i rëndësishëm i qeverisë.

CNA.al ka mësuar gjithashtu se Lleshaj ka ikur turpësisht jo vetëm pas debateve me kryeministrin, por edhe për shkak të rezultateve të dobëta të Policisë së Shtetit, akteve të dhunës dhe së fundi duke përfunduar në një vrasje makabre të një djali të ri 25-vjeçar./ CNA.al

Dorëheqja e paralajmëruar nga CNA.al/ Flet Sandër Lleshaj: Plani im është që?

Sandër Lleshaj drejt dorëheqjes

CNA.al paralajmëroi shkarkimin/ Lleshaj e pranon: Nuk do të jem më ministër

Vrasja e Klodian Rashës/ Sandër Lleshaj jep dorëheqjen

Sandër Lleshaj mbyll kapitullin si ministër/ Dhashë dorëheqjen e parevokueshme





Lajmet e fundit nga