Connect with Us

CNA.al paralajmëroi shkarkimin/ Lleshaj e pranon: Nuk do të jem më ministër

Politikë

CNA.al paralajmëroi shkarkimin/ Lleshaj e pranon: Nuk do të jem më ministër

Publikuar

-

Lleshaj nuk mohon dorëheqjen/ Jam në detyrë me përkushtim

Disa ditë më parë, CNA.al raportoi në lidhje me ndryshimet që pritet të bëjë kryeministri Edi Rama në kabinetin e tij qeveritar.

Duke iu referuar burimeve zyrtare, CNA.al raportoi se një nga ministrat që pritej të largohej, është edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjë që është konfirmuar nga vetë ministri.

Sandër Lleshaj në një prononcim për mediat paraditen e sotme, ka thënë se nuk do të jetë më ministër.

Në një takim me strukturat e Policisë në Vlorë, Lleshaj ka thënë se s’është i përhershëm.

LEXO EDHE:  Nga Najada Selmani/ Mallakastra krenare, përulur nga skamja!

“Nuk do jem i përhershëm në qeveri, është e sigurt, s’do të jem më ministër…”, është shprehur ministri.

Kujtojmë këtu se një tjetër emër i përfolur për largimin e mundshëm nga qeveria është edhe ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Po ashtu edhe Shahini, është shprehur se do të largohet nga qeveria./ CNA.al

Ndryshimet në qeveri/ Lista me emrat që pritet të lëvizin

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Kuvendi rihap garën për një vend vakant në Kushtetues/ Afati dhe kriteret

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjykimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, që u ankimuan nga opozita joparlamentare.

Kushtetuesja ka vendosur të çështja të pezullohet dhe t’i drejtohet edhe njëherë Komisionit të Venecias përsa i përket kësaj çështjeje.

Pas seancës maratomë që ka zgjatur rreth 9 orë, Gjykata Kushtetuese doli në përfundimin se duhet pritur opinioni i Venecias.

LEXO EDHE:  “Qeveria shpenzon për tendera të panevojshëm”/ Basha: Paratë u dhanë për inceneratorët

LEXO EDHE:  Spastrimi i militantëve të LSI/ Qeveria nis aksionin

Ndërkohë, kujtojmë se kryebashkiakja demokrate në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ankimoi zgjedhjet në korrik të 2019-ës, ku kërkoi që të mos njihen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngeli jashtë Kuvendit/ Hajdari: Ja pse nuk u zgjodha deputete, do të vazhdoj të jem aktive në politikë

Publikuar

-

Nga

Ngeli jashtë Kuvendit/ Hajdari: Ja pse nuk u zgjodha deputete, do të vazhdoj të jem aktive në politikë

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar zgjedhjet e 25 Prillit, nga të cilat nuk arriti të merrte mandat deputeti.

Ajo u shpreh se ka bërë një betejë të fortë në Parlament. Hajdari theksoi se arsyeja që ajo nuk është zgjedhur deputete është lufta brenda sistemit gjë që sipas saj nuk e ka bërë.

Deputetja shtoi se do të jetë aktive në politikë dhe kontributi që do të japë do të jetë me të njëjtat parime që ka pasur.

Jo nuk më vjen aspak keq sepse kam bërë një betejë të fortë dhe jam shumë krenare për betejat që kamë bërë në parlament. Beteja për të qëndruar në parlament, për të dhënë mesazh që opozita ka nevojë për të bërë betejat e saj kundrejt çdo qeverie. Duhet luftuar brenda sistemit, për këtë kam qëndruar dhe jam krenare, patjetër që kjo është kostoja që merr me pas. Dua të jem aktive në politike, do të jem një njeri që do jetë një vlerë e shtuar për atë që përfaqëson fryma opozitare. Duhet parë se ku do të shkojnë gjërat. Kontributi që do të jap do të jetë po e me të njëjtat parime që kam pasur. Jam akoma në një analizë të të gjithë situatës, por do të vazhdoj rrugëtimin tim të jem aktive në politikë. Jam duke riparë pozicionin tim tek Nisma Thurje”,  Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 30 Qershorit/ Kokona: Jemi në devijim të aspekteve procedurale të një shqyrtimi kushtetues

Publikuar

-

Nga

Kuvendi rihap garën për një vend vakant në Kushtetues/ Afati dhe kriteret

Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona ka folur për zgjedhjet e 30 Qershorit ku është shprehur se ky proces ka të bëjë me votuesit. Sipas saj, për aq kohë sa kërkuesi nuk është as votues dhe as subjekt politik , atëherë ka devijim total të aspekteve procedurale të një shqyrtimi kushtetues.

Ajo gjithashtu theksoi se qëllimi i vet ekzistencës së Shoqatës nëpërmjet kryetarëve nuk mundet të kryesohet apo përfaqësohet nga ish-kryetarë.

Ky proces ka të bëjë me votuesit, për aq kohë sa kërkuesi nuk është as votues dhe as subjekt politik jemi në devijim total të aspekteve procedurale të një shqyrtimi kushtetues. Mund të ketë subjekte që i drejtohen Gjykatës Kushtetuese por duhet t’i drejtohen jo me një rol parësor,  por pasi i kanë shteruar nivelet e tjera të gjykimit.

Jemi e kushtet e një shoqate e cila nuk ka në parashikimet e akteve te veta themelore aktet politike dhe as një aktivitet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Për këtë arsye qëllimi i vet ekzistencës së Shoqatës nëpërmjet kryetarëve nuk mundet sipas vullnetit të kryesohet apo përfaqësohet nga ish-kryetarë. Prezent në proces kemi një ish-kryetar dhe një profesionist i autorizuar nga një ish-kryetare.

Të gjitha rastet kur një kryetar pret që në detyre të vijë një kryetar tjetër nuk mund të shfrytëzojë mbajtjen edhe të postit të një shoqate. Kryetari aktual i shoqatës ka marrë detyrën në vijim të periodicitetit te caktuar. Jemi ne kushtet e mungesës se përfaqësueshmërisë në këtë seancë”, u shpreh Kokona./ CNA.al

LEXO TE PLOTE