LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sandër Lleshaj drejt dorëheqjes

27 Shtator 2020, 11:43, Politikë CNA
Sandër Lleshaj drejt dorëheqjes

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i përfshirë në shumë skandale gjatë kohëve të fundit është duke u larguar nga detyra e tij si ministër.
Zoti Lleshaj e mori detyrën e ministrit në 27 tetor të viti 2018, pas dorëheqjes së ministrit Fatmir Xhafaj.

CNA.al ka mësuar se pas debateve të fundit me kryeministrin Rama, zoti Lleshaj për herë të dytë ka dhënë dorëheqjen disa ditë më parë.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtere në Ministrinë e Brendshme dhe nga stafi i tij i ngushtë të cilët thonë se ky është rasti i dytë që Lleshaj paraqit dorëheqjen e tij tek Rama pas debateve të forta me kryeministrin.

Janë shumë skandale dhe çështje problematike të ministrit Lleshaj, i cili goditjen e parë e mori disa javë më parë ku ai nuk mundi të ishte pjesë e stafit politk të Ramës për të drejtuar disa qarqe. Në një dalje të tij publike Lleshaj e pranoi se ishte një njeri jo shumë i komunikueshëm politik, pra në drejtimin e partisë. Nga ana tjetër mesohet se zoti Lleshaj gjatë kohës që ishte i deleguar në qarkun e Lezhës ka pasur debate të ashpra me kryebashkiakët e asaj zone.

CNA.al ka siguruar informacione konfidente për dorëheqjen e Lleshajt e cila nuk është hera e parë, por tashmë pritet një vendim i Edi Ramës i cili lëvizjet në qeveri pritej t?i jepte në Asamblenë e shtatorit të socialistëve e cila u shty, jo vetëm për shkak të pandemisë.
Ndërkohë mësohet se do të ketë edhe lëvzije të tjera në kabinetin qeveritar ashtu siç është raportuar edhe në media.
Ndoshta vetë kryministri për të lëvizur ministrin e tij të Brendshëm do të veprojë në momentin që do të konfigurojë të gjitha ndryshimet e stafit qeveritar ku pritet të ketë largime të paktën katër ministra.

CNA.al pak kohë më para paralajmëroi largimin e Besa Shahinit e cila dha dorëheqjen nga detyra. Me lëvizjen e saj, Rama nuk hodhi hapat e mëtejshëm për të lëvizur dhe disa ministra të tjerë, gjithësesi pritet që së shpejti me lëvizjen e Lleshajt të ketë edhe një zëvendësim të ministrit të Jashtëm apo disa qarkullime brenda kabinetit të qeverisë./CNA.al

CNA.al paralajmëroi shkarkimin/ Lleshaj e pranon: Nuk do të jem më ministër

Lëvizja e papritur e Besa Shahinit/ Do largohem nga qeveria

Ndryshimet në qeveri/ Lista me emrat që pritet të lëvizin

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u ?përvetësua? makina 100 milionëshe

Krimi trondit vendin/ Lleshaj ?zhgrryhet? në BMW-në luksoze me targa falso

Lajmet e fundit nga