web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Bënim çmos që mos e kuptonin që ishim shqiptarë”/ Kledi Kadiu flet për fillimet e karrierës: Kam punuar si murator

7 Dhjetor 2020, 13:45, Lifestyle CNA

Balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu ka rrëfyer të pathënat e jetesës në Itali si dhe vështirësitë që ka patur në shtetin fqinj. Ai ka treguar se për të arritur aty ku është sot i është dashur të bëjë shumë sakrifica, madje ka treguar se më parë ka punuar si murator. Ai është shprehur se gjithashtu në fillimet e tij në Itali mundohej të fshinte se ishte shqiptar.Gjatë një interviste për emisionin ?Ditë e re? me Arjola Shehun ai shprehet:

?Bënim çmos që mos e kuptonin që ishim shqiptarë. Vitet 90 ishin pak ndryshe për sa i përket brezave të rinj. Normale që vështirësitë ishin shumë më të mëdha. Ishte një mentalitet jashtëzakonisht i kritikuar sa i përket shqiptarëve. Kjo është një fakt, unë e kujtoj shumë mirë kur bashkë me Ilir Shaqirin punonim në transmesionin Guona Domenica bënim çmos që mos thoshim, mos ta kuptonim që ishim shqiptarë. Edhe pse punonim në një televizion, i cili ishte shumë i shikuar dhe i lakmuar?, ka treguar Kledi.

?Në Itali ishin sakrifica të tjera, sakrifica larg prindërve në moshë shumë të re, eksperienca e parë që nuk dije si ta përballoje jetën e një emigranti në fillimet e saja. Punimet e ndryshme jo vetëm në zanat por dhe në punë të tjera për ti bërë ballë jetës . Kam punuar si murator, ndihmonim personat që kishin nevojë për të ndërtuar. Ja gjithë këto janë sakrifica, por këmbëngulja dhe pasioni kur ke për zanatin kalon çdo gjë dhe sot të duken sikur ke kaluar një urë me shumë pengesa të vogla?, tha Kledi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga