web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk ka qenë takimi i ëndrrave”/ Si rrallëherë Adrola Dushi flet për periudhën e lindjes së djalit

7 Dhjetor 2020, 12:15, Lifestyle CNA

Adrola Dushi është një nga modelet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit e saj opinione apo detaje nga jeta e saj private.

Si rrallëherë së fundi ajo ka treguar për lindjen e djalit të saj Troin si dhe takimin e parë me të. Adrola ka shpjeguar se për shkak të dhimbjes fizike pasi lindja ishte natyrale, takimi i parë me Troin nuk ka qenë ai i ëndrrave.

?Për të qenë e sinqertë, takimi im i parë me Toin tim nuk ka qenë takimi i ëndrrave. Troin e linda natyralisht dhe siç dihet kam përjetuar shumë dhimbje fizik dhe si rrjedhojë takimi nuk shkoi shumë mirë. Por pasi e mora pak veten, kuptova që takova mrekullinë e jetës time.?- ka shkruar ajo./ CNA.al





Lajmet e fundit nga