web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Politika mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut/ Tronditës dhe i pabesueshëm!

5 Dhjetor 2020, 10:46, Sociale CNA

Ditën e sotme u nda nga jeta biznesmeni dhe pronari i medias Fax Neës, Kasem Hysenbelliu, pasi ishte infektuar me Covid-19.

Për lajmin e trishtë ka reaguar Presidenti Ilir Meta i cili eka cilësuar ?Tronditës dhe të pabesueshëm? ikjen në moshën 59 vjeçare të Hysenbelliut. Edhe socialisti Taulant Balla e kreu i PD Lulzim Basha kanë shkruajtur mesazhe ngushëllimi për Hysenbelliun.

Ilir Meta

Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohëshme nga jeta të Kasem Hysenbelliu, Presidentit të “Fax Neës”, kësaj media të lirë, të pavarur e dinjitoze.

Në këto momente të vështira jam pranë nënës, bashkëshortes, fëmijëve, familjarëve, miqve, kolegëve e gazetarëve dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme. Solidaritet me të gjithë gazetarët e “Fax Neës” dhe Faxëeb.al, të cilët i inkurajoj të vazhdojnë misionin dhe ëndrrën e lënë përgjysmë nga Presidenti Hysenbelliu, për të ndërtuar një media të lirë, zëri i çdo qytetari në nevojë dhe çdo kauze sociale, zëdhënëse e pakompromis e opinionit publik. I paharruar kujtimi i Kasem Hysenbelliut! U prehsh në paqen e merituar?, shkruan Meta.

Taulant Balla

Lamtumirë miku im i mirë Kasem Hysenbelliu.

Lulzim Basha

Jam i hidhëruar nga lajmi tronditës për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut, një qytetar i angazhuar dhe luftëtar i medias së lirë. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Hysenbelliu për këtë humbje të rëndë! Lutjet dhe mendimet e mia janë sot me ta, si dhe me miqtë, kolegët dhe ekipin e televizionit Fax Neës. Për ne që e kemi njohur personalisht, Kasemi do të mbetet shembulli i njeriut kurajoz, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë dhe një përkrahës i të drejtës dhe të vërtetës. Ai do të kujtohet si një ndër kontributorët e spikatur në fushën e medias, themelues dhe president i televizionit Fax Neës, administrator i gazetës më të madhe në vend “Panorama” dhe i televizionit “Neës24”. Trishtimi dhe dhimbja janë të mëdha për këtë humbje tragjike. U prehtë në paqe!

Bamir Topi

?Mengjesi i sotem erdhi i trishte, me nje hidherim te ri shkaktuar nga ndarja prej nesh e nje miku te kahershem, gjithmone i mire, i sjellshem dhe me karakter e cilesi qe imponojne respektin ne cdo kohe. Vertet do te na mungosh i dashur dhe i respektuar Kasem per pershendetjet e ngrohta dhe per misionin tend publik qe e kishe pjese organike te vetedijes tende per te qene i ndershem, i vertete, i guximshem dhe plot etike. Ngushellimet me te sinqerta familjes. U prefsh ne paqe miku im Kasem Hysenbelliu?, thekson Topi. /CNA.al





Lajmet e fundit nga