web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erë e fortë dhe dallgë të mëdha/ Pezullohet lundrimi në Vlorë

3 Dhjetor 2020, 09:33, Sociale CNA

Pezullohet lundrimi detar në Vlorë si pasojë e motit dhe dallgëve të shumta në det.

Mësohet se në baze të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike, për 24 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si vijon: era dhe deti në drejtimin juglindje forca 5-6bft brenda gjirit të Vlorës; era dhe deti në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 6-7bft jashtë.

Përmiresimi i kushteve hidrometeorologjike do të jete në daten 04.12.2020 mbas ores 18:00.

Janë pezulluar gjithashu lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit.





Lajmet e fundit nga