web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mjekët sfidojnë sëmundjen dhe lodhjen”/ Manastirliu nxjerr fotot nga spitalet Covid dhe jep mesazhin për qytetarët

3 Dhjetor 2020, 17:46, Sociale CNA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka nxjerrë foto nga katër spitalet Covid, ku tregon se stafet mjekësore janë në shërbim të pacientëve.

Manastirliu thotë se mjekët sfidojnë sëmundjen, lodhjen, ngarkesën, vështirësinë, zhurmën dhe ndonjëherë edhe fyerjen e atyre që nuk janë prekur ende nga kjo sëmundje.

?Stafet tona mjekësore në Covid 1, Covid 2, Covid 3 dhe tani në Covid 4 janë në krye të detyrës. Sfidojnë sëmundjen, lodhjen, ngarkesën, vështirësinë, zhurmën, ndonjëherë fyerjet e kujt për fat, nuk i ka rënë radha të marrë shërbimin prej duarve të tyre.

Por kanë falënderimet prej zemrës së kujtdo që, falë përkushtimit të tyre, ia ka dalë të fitojë në luftën për jetën. Kanë mirënjohjen e një populli. Respekt?, shkruan Manastirliu./CNA.al.

 





Lajmet e fundit nga