web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali i bashkisë së Vlorës/ Hiqet Flamuri Kombëtar nga Varrezat e Dëshmorëve

29 Nëntor 2020, 17:15, Denoncim CNA

?Skandal i bashkisë së Vlorës. Hiqet Flamuri Kombëtar nga Varrezat e Dëshmorëve dhe Monumenti i Pavarësisë!?

Ky është denoncimi i bërë nga zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, i cili ka publikuar një video në rrjetet sociale.

Rama deklaron se sot në orën 10:30, bashkia e Vlorës ka hequr flamurin kombëtar nga Varrezat e Dëshmorëve.

?Sot kur e gjithë vetëdija jonë kombëtare nderon dëshmorët e kombit në ditën e çlirimit të atdheut, bashkia e Vlorës në orën 10:30 ka hequr flamurin kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe nuk ka vënë asnjë flamur të vetëm pranë monumentit të pavarësisë!

Hipokrizia e hajdutëve të bashkisë së Vlorës fyen dhe nëpërkëmb ditën e shenjtë të çlirimit të atdheut!?, shkruan ai./ CNA.al





22:30 Denoncim

Gomari si autobot

Në Kagjinas të Ersekës një gomar është ngarkuar me shishe pl...

Lajmet e fundit nga