Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Një laborator mjekësor në Malësinë e Madhe ka thyer rekord shqiptar, europian, madje edhe botëror, për nxjerrjen në kohë ?rekord? të përgjigjes për Covid 19!
Për vetëm 15 minuta, ku laborator të jep në ?dorë? dokumentin nëse ke apo jo virusin. Në redaksinë e emisionit investigativ ?Fiks Fare? u ankuan disa emigrantë, të cilët, pasi kishin marrë këtë dokument dhe kishin kaluar në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, kanë hasur probleme në vendet e tjera, pasi dokumenti ishte shumë i dyshimtë. Ata janë detyruar që të ribëjnë këto analiza në një vend tjetër për të kaluar nga njëri shtet në tjetër, ndërsa kërkuan ndihmën e Fiksit për të faktuar mashtrimin e këtij laboratori.
Një bashkëpunëtor i emisionit ?Fiks Fare? shkoi në këtë laborator dhe kërkoi bërjen e tamponit. Fiksi shkoi në godinën e laboratorit ?Euro Lab?, në qytetin e Koplikut, duke i kërkuar punonjëses se kërkon të bëjë tampon për Covid 19, për të kaluar në Mal të Zi. Punonjësit e laboratorit i thonë dakord dhe se përgjigjja del nga 15 deri në 20 minuta. Ato i marrin gjak dhe i thonë që duhet të vijë pas 15-20 minutash. Dhe, ky shërbim kushton vetëm 8 mijë lekë të vjetra. Pas çerek ore, bashkëpunëtori shkon sërish dhe merr përgjigjen me një fletë. Punonjësit i thonë se përgjigjja e analizës është gati dhe qytetari ka dalë negativ.
Në fakt, nga përgjigjja e analizës që mori Fiks Fare, rezulton se laboratori i ka bërë qytetarit një analizë PCR. Fiks Fare e dërgoi këtë dokument te disa mjekë dhe laborantë dhe morëm përgjigje se kjo analizë nuk është për Covid 19. Megjithatë, me këtë analizë, kalon në pikën e kalimit kufitar në Muriqan. Punonjësi i doganës i tha Fiksit se ky dokument vlen për 72 orë!
Gazetarët e Fiks Fare kontaktojnë me numrin e telefonit të vendosur në fletën e analizave, ku e pyesin punonjësit nëse kjo analizë është për tampon ose jo. Punonjësi i thotë se bashkëpunojnë me një laborator të certifikuar dhe akredituar për analiza COVID nga Ministria e Shëndetësisë. Por, thotë se analiza që kanë bërë nuk është për COVID, megjithëse bashkëpunëtori i Fiks Fare i kërkoi analizë nëse e ka kaluar apo jo COVID-in.
Fiks Fare pyeti në Ministrinë e Shëndetësisë për laboratorët e akredituar për bërjen e tamponëve dhe analizave për COVID. Sipas saj, në faqen e internetit të ministrisë janë publikuar laboratorët e akredituar dhe certifikuar, ndërsa nga verifikimi rezultoi se ky laborator nuk është në këtë listë. Fiksi iu drejtua edhe me një kërkesë zyrtare ISHP-së, ku mori përgjigje se analiza e kryer nga ky laborator nuk është për COVID 19.
Bisedë me punonjësit e Laboratorit në Malësinë e Madhe
Fiksi ? Nuk e di, për Covidin bëjnë këta? Për me ik jashtë.
Qytetari ? Po, po bëjnë.
Fiksi ? Ore zgjat shumë?
Qytetari ? 20!
Fiksi ? Ëëë?
Qytetari ? 20 minuta.
Fiksi ? Sa kushtonte?
Qytetari ? 8 mijë lekë.
Fiksi ? Dua të bëj një analizë për Covidin, desha me kalu për?
Punonjësja e laboratorit ? Mal të Zi!
Fiksi ? Mal të Zi.
Punonjësja e laboratorit ? Edhe don me bë tamponin?!
Fiksi ? Normale.
Punonjësja e laboratorit ? Një sekondë, një sekondë.
Fiksi ? Më fal, më fal.
Punonjësja e laboratorit ? Ose ec futu se nuk ka gjë
Fiksi ? Vallai me frikë e kam edhe tamponin dhe s?po di.
Punonjësja e laboratorit ? Ça ke mo burrë?
Fiksi ? Jo s?kam asnjë gjë unë i shkreti.
Punonjësja e laboratorit ? Ça të frikëson ty te na?
Fiksi ? Jo.
Punonjësja e laboratorit ? Shiringat janë me një përdorim. Këtu me hy me maskë se nuk i dihet, gjë tjetër s?ka ça ndodh te na.
Fiksi ? Sa vonon të lutem?
Punonjësja e laboratorit ? Sa vonon, 20 minuta. 8 mijë lekë të vjetra ose 7 euro, si të duash.
Fiksi ? S?është problem, 10. Veç për shpejtësi kam hallin, për gjë tjetër s?ka problem.
Punonjësja e laboratorit ? Ke patent?
Fiksi ? Kam patent.
Punonjësja e laboratorit ? Se na duhet për dokument, se duhet më i ba se të kthejnë për Zotin.
Fiksi ? Atë e di unë.
Punonjësja e laboratorit ? Tani du kartën ose pasaportën dhe pagesën zotnis.
Fiksi ? Po, po. (Fiksi i jep 10 mijë lekë të vjetra). Këtë 10 mijë lekë?
Punonjësi i laboratorit ? Kam me të kthy 2 mijë.
Fiksi ? Mos e vrit mendjen, kur vjen puna te? në rregull.
Punonjësja e laboratorit ? Atëherë, gjithë të mirat.
Fiksi ? Të vij pas 10 minutash ta marr?
Punonjësja e laboratorit ? 20 minuta! Çerek ore, 20 minuta. Ne këtu na ke deri në 8 të darkës.
Pas 15 minutash?
Fiksi ? Të marrim përgjigjen.
Qytetari 2 ? Ta nxjerrin te dera. Ta nxjerr këtu, ta jep sa të dalë. Ka me vu firmën, vulën. Ai për hatër i bën për 30 sekonda, thotë sa më parë fiuuu. Tu ble letrën me lekë?
Fiksi ? Më fal, doli ajo e imja se kam ardhur fiks për 20 minuta. A doli ajo e imja?
Punonjësja e laboratorit 2 ? Si e ke emrin?
Fiksi ? ? e ajo.
(Punonjësi bën gati fletën e analizave)
Punonjësi i laboratorit ? Emri yt?
Fiksi ? Po.
Punonjësja e laboratorit ? ? dhe ?
Fiksi ? Shumë faleminderit.
Punonjësja e laboratorit ? Respekte!
Fiksi ? Fiks në orar kemi ardh.
Dogana e Hanit të Hotit
Fiksi ? Deri sa kohë më ashtu kjo e tamponit?
Punonjësi i doganës ? 72 orë.
Fiksi ? 72 orë? Tani e bëra.
Punonjësi i doganës ? 72 orë e ke.
Fiksi ? E bërë në Koplik.
Punonjësi i doganës ? Ëë?
Fiksi ? Në Koplik e bëra.
Punonjësi i doganës ? 72 orë e bëra.
“Stop” tregoi me fakte dy raste abuzimi me pasojat e tërmeti...
Në Kagjinas të Ersekës një gomar është ngarkuar me shishe pl...
Saimira Laçi, mjekja e laboratorit të Qendres Spitalore Kamë...
Pandëshkueshmëria zyrtarëve apo të politikanëve dhe të famil...
Emisioni “Stop” ka udhëtuar këtë të premte drejt qytetit të ...
Disa mësuese si Irena Avdulaj, Ida Shakaj, Migena Gjoni dhe ...
Pak ditë në emisionin “Stop” në Tv Klan, u transmetua situat...
Lorena Çabej ish gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Lus...
Një revoltë e pazakontë, ka ndodhur në ambientet e Instituti...
Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi kanë shfrytëzuar kontratat e ty...
Pas një denoncimi të mbërritur në redaksi “Stop” shkoi pranë...
Një qytetar 45-vjeçar ka rrëfyer për emisionin “Stop” në Tv ...
Një punonjës i firmës Gulit sh.p.k me shenja të covidit, det...
Qytetarët gjobiten pa maskë, shoqërohen në komisariate, loka...
Inceneratorët janë një PPP e shumë akuzuar nga media dhe opo...
Emisioni “Stop” u ndal këtë të premte në Prizren, pasi i riu...
Emisioni “Stop” u ndal këtë të premte në Prizren, pasi i riu...
Zyra Vendore Arsimore Devoll, prej një viti është pa jurist...
Nga Boldnews.alHollanda, një vend i Bashkimit Europian, i nj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...