“Arsimi në shpartallim”/ Shkollat ende pa regjistra 9 javë pas fillimit të mësimit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Në shkollën 9- vjeçare ?Pashko Vasa? në Shkodër procesi për zgjedhjen e drejtorit nuk zhvillohet. Vetë drejtori pengon dosjet që e konkurojnë. Anëtarët e komisionit të zgjedhjes nuk shkojnë në votim për shkak se ky drejtues i detyron ta sabotojnë këtë proces. Prej dy javësh drejtori i shkollës ka komanduar kryetaren e komisionit drejtoreshë shkolle duke e futur në konflikt interesi me procesin e votimit në mënyrë që ky proces të mos zhvillohet.
Bashkëpunëtorët e Fiksit dhe gazetarët kanë biseduar me kryetarin e bordit të prindërve prej të cilit është shtyrë mbledhja. Në një shkresë të dërguar ai thotë se mungesa e tij ka qenë për shkak të virusit covid 19 prejt të cilit edhe është vetë karantinuar. Ndërkohë në biseda me gazetarët e Fiksit zotëria tregon se këtë e ka bërë për shkak të drejtorit . Duke ju lutur gazetarëve që mos ta nxjerrin në kamera shpjegon se është kryetar bordi në atë shkollë edhe pse nuk ka fëmijë, por ja ka kërkuar drejtori të qëndrojë.
Gazetarët shkojnë të takojnë drejtoreshën e komanduar që është njëkohësisht dhe kryetare e vlerësimit të dosjeve, për ta pyetur se përse eshtë vonuar procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri? Ajo tregon se procesi nuk është zhvilluar për mungesë të anëtarëve sepse janë të infektuar me Sars Cov 2 .Gazetarët i kërkojnë një dokument që vërteton infektimin e anëtarëve nga virusi covid 19, por ajo nuk ka asnjë dokument të tillë. Ajo tregon se juristja e bashkisë e ka telefonuar duke i thënë se është vetëkarantinuar , gjithashtu edhe kryetari i bordit i ka dërguar një shkresë ku i thotë se është karantinuar.
Edhe pse në të tilla raste komisioni e ka për detyrë të zëvendësojë brenda 24 orëve anëtarin që mungon, drejtoresha e rekomanduar nuk e ka bërë këtë. Arsye ajo tregon se përderisa nuk u zëvendësua juristja e bashkisë edhe kryetari i këshillit ka kërkuar që të mos zëvendësohet, por të pritet siç u bë me të tjerët. Pavarësisht se asnjë nga këto justifikime nuk është ligjore drejtoresha thotë që nuk ka mundur t?i mbledh dot anëtarët. Ndërkohë për drejtorin thotë që ka raport, por mbetet për t?u verifikuar në listë pagesat e ZVA-së , pasi drejtori e ka depozituar atje personalisht raportin. Pyetjes së gazetarëve që a është në dijeni të konfliktit të interesit që ka ajo duke u komanduar si drejtoresh dhe pse nuk jep dorëheqjen si kryetare e komisionit për mos t?u bërë pengesë për procesin, ajo e pranon që është totalisht në faj dhe se duhet ta jepte dorëheqjen menjëherë. Por arsye e mosdhënies së dorëheqjes sipas saj ishte ngarkesa me punë për fejesën e djalit . Ajo i premton gazetarëve të Fiksit se që nesër do paraqesi dorëheqjen .
Gazetarët e Fiksit për të marrë një përgjigje shkojnë edhe në Zyrën Vendore Arsimore .Sekretarja pohon se drejtoresha ndodhet në një takim për të cilin ajo nuk ka informacion se ku zhvillohet. Në këto kushte gazetarët kërkojnë një takim me juristen, por sapo ata trokasin në derën e saj dera mbyllet me çelës nga brenda. Pasi gazetarët i thonë se nuk largohen deri sa dera të hapej juristja që brenda ishte pash me drrejtoreshen e ZVA-së hapin derën duke i lënë gazetarët të hyjnë brenda. Gazetarët e pyesin nëse është ajo drejtoresha, por përgjigjia është jo. Të njëjtën gjë konfirmon dhe juristja ndërkohë që nuk pranon të përgjigjet , po kërkon një kërkesë me shkrim. Pas këmbënguljes së Fiksit juristja thotë se Drejtoria Rajonale Lezhë nuk ka kthyer përgjigje.
Fiksi i drejtohet edhe DRAP-it. Drejtori Bardhok Pulaj pasi i treguam pamjet e zonjës që ndodhej në zyrën e juristes na konfirmon se zonja ka qenë drejtoresha e ZVA-së . Të dyja, si juristja dhe drejtoresha gënjyen. Z. Pulaj në lidhje me procesin e zgjedhjes së drejtorit thotë se procesi është vonuar dhe kanë kaluar të gjitha afatet ligjore dhe për këtë do ngrihet një inspektim nga ana e tij për të gjitha dokumentat e administruara në dosje. Situata sipas tij do zgjidhet duke u ngritur një komision i ri edhe pse për administrimin e dokumentave përgjegjësia është e ZVA-së./ tch
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Një laborator mjekësor në Malësinë e Madhe ka thyer rekord s...
“Stop” tregoi me fakte dy raste abuzimi me pasojat e tërmeti...
Në Kagjinas të Ersekës një gomar është ngarkuar me shishe pl...
Saimira Laçi, mjekja e laboratorit të Qendres Spitalore Kamë...
Pandëshkueshmëria zyrtarëve apo të politikanëve dhe të famil...
Emisioni “Stop” ka udhëtuar këtë të premte drejt qytetit të ...
Disa mësuese si Irena Avdulaj, Ida Shakaj, Migena Gjoni dhe ...
Pak ditë në emisionin “Stop” në Tv Klan, u transmetua situat...
Lorena Çabej ish gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Lus...
Një revoltë e pazakontë, ka ndodhur në ambientet e Instituti...
Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi kanë shfrytëzuar kontratat e ty...
Pas një denoncimi të mbërritur në redaksi “Stop” shkoi pranë...
Një qytetar 45-vjeçar ka rrëfyer për emisionin “Stop” në Tv ...
Një punonjës i firmës Gulit sh.p.k me shenja të covidit, det...
Qytetarët gjobiten pa maskë, shoqërohen në komisariate, loka...
Inceneratorët janë një PPP e shumë akuzuar nga media dhe opo...
Emisioni “Stop” u ndal këtë të premte në Prizren, pasi i riu...
Emisioni “Stop” u ndal këtë të premte në Prizren, pasi i riu...
Zyra Vendore Arsimore Devoll, prej një viti është pa jurist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...