web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shteti nuk ka dhënë ndihmë në kohë pandemie”/ Nasto: Janë mbyllur 38 mijë biznese

25 Nëntor 2020, 10:17, Ekonomi CNA

Kryetari Shoqatës së Biznesit të Vogël Albert Nasto deklaroi se janë mbi 38 mijë biznese të cilat janë mbyllur në këtë kohë pandemie.

Ky i fundit theksoi se shkak kryesor i kësaj situate është se shteti nuk ka dhënë asnjë ndihmë për bizneset në këtë kohë pandemie.

?Shifrat nuk janë reale. Rreth 5 mijë biznese të mbyllura ose 6 mijë biznese të mbyllura do të  ishte gjëja me më e mirë që mund t?i ndodhet këtij vendi.

Sipas nesh dhe sipas shifrave që ndjekim në terren janë mbi 38 mijë biznese të mbyllura, që kanë mbyllur qepenin dhe nuk i hapin më. Si efekt dhe shkak kryesor është mos-dhënia e një ndihmë nga e qeverisë në këtë kohë koronavirusi?, tha ai për ?Euronews Albania?.

Kjo deklaratë e Nastos vjen pasi “Monitor” publikoi shifrat se nga 1 maji deri më 31 tetor, mbi 4900 biznese të vogla u mbyllën në vendin tonë ose 34% më shumë se sa një vit më parë. Bizneset më të goditura nga kriza e shkaktuar nga pandemia janë në Vlorë dhe Shkodër./CNA.al.





Lajmet e fundit nga