Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Më 16 nëntor Kuvendi miratoi buxhetin e shumëdiskutuar të vitit 2021. Ky buxhet u votua nga ligjvënësit me 84 vota pro, 14 kundër dhe 1 abstenim.
84 deputetë ngritën kartonët jeshil për ligjin kryesor financiar në vend, i cili është parashikuar në dy drejtime, përballimin e pandemisë dhe rindërtimin nga tërmeti.
Pritshmëritë e qeverisë për vitin 2021 janë që të ardhurat buxhetore të shkojnë në vlerën 479 miliardë lekë ose 3,86 miliardë euro, si dhe të bëjë shpenzime në vlerë 588 miliardë lekë ose 4,74 miliardë euro.
Një vend shumë të rëndësishëm në këtë buxhet zë shëndetësia.
Duke iu referuar këtij ligji buxheti i ministrisë së Shëndetësisë pritet të rritet 2.2 miliardë lekë duke shkuar në total në rreth 70 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e këtij fondi do të shkojë për rimbursimin e ilaçeve që përdoren në këtë situatë pandemie.
Qeveria ka parashtruar dy skema për rimbursimin e ilaçeve covid, të cilat kapin vlerën e 1.2 mld lekë. Sipas protokollit mjekësor do të përfitojnë ata paciente që kalojnë sëmundjen në formën e lehtë ose të mesme, gjendje këto të cilat trajtohen në banesë.
Për formën e lehtë, shteti do të rimbursojë çmimin tavan 1650 lekë. Ndërsa në stadin mesëm shteti rimburson recetën me 10900 lekë, edhe pse kosto e shërimit mund të jetë më e lartë.
Një zë të veçantë në financat e vitit 2021 do të zënë edhe naftëtarët e Ballshit. Pas arritjes së marrëveshjes me qeverisë, në buxhet është parashikuar që të alokohen 560 milionë lekë, i cili do të shërbejë si fond page prej 40 mijë lekësh për naftëtarët për një periudhë 12 mujore.
Edhe për sektorin e bujqësisë parashikohet të ketë një mbështetje më të madhe financiare. Rritja e buxhetit për këtë sektor pritet të jetë në 950 milionë lekë, e cila do të shkojë për skemën e rimbursimit të karburantit për fermerët, ndërsa një fond prej 200 milionë lekësh do të shkojë për investime në diga për përballimin e përmbytjeve.
Po kështu, financat e vitit të ardhshëm parashikojnë edhe rritjen e pagave për mjekët me 40% si edhe për arsimtarët me 15%, rritje e cila fillon nga 1 janari 2021.
Por si është analizuar ky buxhet nga specialistët e ekonomisë në Euronews Albania?
E para që ka mbështetur këtë buxhet të ri është Milva Ekonomi, kryetare e Komisionit të Ekonomisë. Për Euronews Albania ajo u shpreh se miratimi i këtij buxheti shihet me një sy optimist mbi të gjitha sepse është i përqendruar dhe i jep një vëmendje të veçantë shëndetësisë.
?Ky buxhet kërkon t?i japë përgjigje rasteve dhe situatave emergjente që po kalon vendi,? u shpreh Ekonomi.
Duke e quajtur këtë buxhet optimist, ajo theksoi se ai përveç vitit elektoral do të ketë impakt në ekonomi dhe do i japë përgjigje pandemisë.
Por, ky buxhet është kundërshtuar nga eksperti i Ekonomisë, Artan Hoxha. Në Euronews Albania Hoxha nënvizoi se ky është një buxhet me jetëgjatësi të shkurtër që do të rishikohet shumë shpejt. Kjo sipas Hoxhës, pasi jemi në kohë pandemie dhe nuk mund të parashikojnë më saktësi buxhetin në shëndetësi dhe se në këtë kohë është problem rritja e borxhit publik.
Të njëjtin mendim me Hoxhën ndan edhe Altin Hoti, profesor i Ekonomisë në Universitetin Amerikan të Lindjes së Mesme në Kuvajt. Eksperti Hoti deklaroi për Euronews Albania se buxheti i vitit 2021 është i parealizueshëm për sa i përket të ardhurave, ashtu edhe për shpenzimet.
?Qeveria nuk merr parasysh situatën aktuale si për shembull COVID-in, i cili ka tkurrur ekonominë. Dhe të jesh optimist për mbledhjen e të ardhurave në këtë situatë është të jesh jorealist?, tha Hoti.
Po kështu ai u shpreh se ndryshimi i sistemit të taksave ka tkurrur investimet e huaja në vend, gjë që ka sjellë probleme në ekonomi.
Në të njëjtën linjë është edhe eksperti i ekonomisë dhe dekani i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Luarasi, Mateo Spaho. Ky i fundit u shpreh për Good Morning Albanians se buxheti i vitit 2021 është një buxhet ëndërrimtar dhe i pamundur që të realizohet. Eksperti theksoi se duke qenë në kohë pandemie, rritja e ekonomike vitin tjetër do të jetë më e ulët. Sipas tij, pas zgjedhjeve të 25 prillit në këtë buxhet do të ketë ndryshime.
Miratimi i buxhetit u trajtua në studion ne Euronews Albania edhe nga zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi përballë gazetares Ilva Tare. Haxhi tha se planet e shtruara në letër nuk do jenë të lehta për t?i realizuar.
Ndërsa gazetari dhe eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli është shprehur skeptik për performancën ekonomike. Ai theksoi se llogaritë e qeverisë janë shumë entuziaste dhe se se shanset për t?i bërë realitet ato janë shumë të limituara, për shkak se në arkën e shtetit gjatë këtij viti mungojnë rreth 280 milionë euro.
Pra edhe siç duket qartë, projektbuxheti i vitit 2021 nuk është pritur mirë nga ekspertët e ekonomisë. Të gjithë analizat vijnë në një kohë pandemie, kur jo vetëm ekonomia shqiptare por edhe ajo globale po pësojnë goditje të njëpasnjëshme.
Ndërkohë qeveria shqiptare vijon me premtimet në ekonomi, kjo për shkak se ndodhemi vetëm pak muaj larg zgjedhjeve dhe ?de fakto? ka nisur fushata. Gjithsesi duke iu referuar analizave ky buxhet mbetet shumë optimist./euronews
Pesha e sektorit të akomodimit dhe shërbimit ushqimor në eko...
Sipas parashikimeve të reja të lëshuara së fundmi nga Instit...
Sistemet publike të shëndetësisë në të gjithë botën janë vën...
Importet e barnave shënuan një rritje të ndjeshme në muajin ...
Azilkërkuesit e rikthyer nga vendet e BE gjatë viteve të fun...
Një valë e dytë e koronavirusit po detyron shumë shtete të E...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 23-vj...
Duket se Pandemia ka ulur vetëm kërkesën dhe ofertën për pas...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritu...
Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 103.3 milionë...
Pas rritjes së pagës minimale, pritet që të rritet edhe ajo ...
Një analizë e re e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ...
Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë. Bujqësia kontri...
Në vitin 2019 në Shqipëri ishte e disponueshme një makinete ...
Për të tretin vit radhazi Kontrolli i Lartë i Shtetit preten...
Keqësimi i gjendjes epidemiologjike në vend dhe masat e mund...
Qeveria ka bërë gati një ndihmë financiare për bizneset e vo...
Banka e Shqipërisë deklaron se ka një plan rezervë masash, n...
Me pandeminë e koronavirusit që tashmë ka hyrë në kulmin e s...
Banka Botërore është e mendimit se qeveria duhet të vijojë m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...