web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Turqia vendos masa të reja kufizimi kundër pandemisë

18 Nëntor 2020, 14:31, Kosova & Bota CNA

Turqia njoftoi se duke filluar nga dita e premte do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër pandemisë së COVID-19.

Ministria e Brendshme e Turqisë tha se masat do të përfshijnë kufizime në funksionimin e restoranteve dhe kafeneve, dhe zbatimin e një izolimi të pjesshëm gjatë fundjavës.

Restorantet, kafenetë, qendrat tregtare dhe sallonet e flokëve do të punojnë nga 7.00 në 17.00, ndërsa në restorante do të lejohen vetëm shërbimi ?take away? (merre me vete). Kinematë do të mbyllen deri në fund të vitit, ndërsa shkollat fillore do të kalojnë në mësimin në distancë.

“Ne po përballemi me një situatë serioze. Numri i rasteve dhe vdekjeve kanë arritur një nivel serioz, duke filluar me Stambollin, kështu që ne duhet të jemi më të kujdesshëm“, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan./CNA.al





Lajmet e fundit nga