web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Qeveria jonë gati të drejtojë Europën”/ Manjani ironizon Ramën dhe ambasadorët e BE

18 Nëntor 2020, 12:41, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, por edhe ambasadorët e akredituar në Tiranë, lidhur me dështimin e radhës në procesin e negociatave me BE.

Përmes një postimi, Manjani shkruan me ironi se pas këtij dështimi, qeveria jonë është gati të drejtojë edhe Europën.

?Mendoj të falenderojmë Hollandën, Gjermaninë, Francën dhe gjithë vendet e BE që si problem tyrin të brendshëm kanë:
Vendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri. Krijimin e gjykatave dhe luftën ndaj krimit.

Garantimin e sistemit demokratik në Shqipëri. Mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Garantimin e lirive kushtetuese.

Ndarjen dhe ballancimin e pushteteve në Shqipëri. Rivendosjen e pluralizmit politik në vend dhe pavarësimin politik të institucioneve publike këtu.

Shumë faleminderit që na kanë bërë problem tyrin të brendshëm! Nuk është gjë e vogël të lesh çdo problem tëndin për tu marrë me tonat…

Sikur të na kishin vënë dhe një qeveri tyren këtu brenda do e kishin patur shumë më të thjeshtë sesa kështu, me ambasadorë që na i bëjn qejfin qeverisë sonë.

Kjo e fundit ja arriti që problemet e pazgjidhura të saj ti bëjë probleme të brendshme të Europës…

Qeveria jonë është gati të drejtojë Europën tashmë?, shkruan Manjani. /CNA.al.





Lajmet e fundit nga