web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E akuzuan se po i merr votat PD-së/ Topalli: Basha ia ka shkruar historinë vetes

17 Nëntor 2020, 21:37, Politikë CNA

Që nga momenti kur Jozefina Topalli tregoi publikisht se do të krijojë Lëvizjen për Ndryshim, PD u hodh në sulm ndaj saj dhe madje e akuzuan se po i merr votat Lulzim Bashës.

Por për këto akuza Topalli ka vetëm një shpjegim. Ajo thotë se Basha ia ka shkruar vetë historinë vetes me vendimet dhe marrëveshjet e firmosura me kryeministrin Edi Rama.

Ish-kryeparlamentarja fajëson kryetarin e opozitës për faktin që Rama është në qeveri sot dhe që pretendon të marrë një mandat të tretë.

?Lulzim Basha ia ka shkruar historinë vetes së vet përmes ngjarjeve dhe vendimeve që ai ka marrë gjatë kësaj periudhe. Unë nuk besoj se kush mendon që pasi ika nga parlamenti, pasi ke dorëzuar këshillat bashkiakë, pasi ke dorëzuar të gjithë bashkitë, ka shumë shanse për të marrë qeverinë.

Unë e kam përsëritur prej vitesh, Edi Rama ndihet shumë komod me një opozitë të drejtuar me drejtimin aktual. Po të kishte një drejtim të ri dhe të pakorruptuar PD, Edi Rama nuk do ishte në qeveri sot, nuk do merrte një mandat të tretë dhe mbase nuk do kishte marrë asnjë mandat të dytë  po të mos bëhej marrëveshja e 2017-ës?, theksoi drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim në emisionin ?Përballë?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga