web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pacientët po ndërrojnë jetë në pritje të tamponit”/ Spahia ngre alarmin: Qeveria numëron viktimat

10 Nëntor 2020, 13:52, Aktualitet CNA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia deklaroi se humbja e kohës dhe paaftësia në këtë kohë pandemie po i kushton jetën shqiptarëve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku publikon edhe mesazhet, Spahia shprehet se qeveria nuk është për të bërë sehir e numëruar viktimat, por për të vepruar, atë detyrë ka e për atë paguhet.

Sipas tij, janë të shumtë pacientët që humbasin jetën në pritje të përgjigjes së tamponit, duke pyetur qeverinë se si ka mundësi që nuk iu bën përshtypje kjo situatë që është krijuar në vend.

?PACIENTET NDERROJNE JETE NE PRITJE TE TAMPONIT!!! Kriminale mungesa e impenjimit për të testuar e gjurmuar virusin Korona. Sic shihet nga ky komunikim i dëshpëruar i një grupi mjekësh të një qendre shëndetësore, vonesa edhe në bërjen e tamponit kur vetë mjeku e kërkon kushton jetë! Ky është realiteti mizerabël i dështimit të qeverisë për t?iu përgjigjur qytetarëve! Qysh prej ditës së parë, njëlloj si OBSH dhe modelet e cdo vendi në botë, kemi insistuar për testim e gjurmim, si pjesë e protokollit strikt për t?u përballur me Covid-19!

Mohimi dhe propaganda po kushtojnë jetë, njëlloj si mosmarrja e masave në spitalet Covid, ku një tjetër pacient sot u hodh nga kati i tretë i Infektivit! I katërti dhe ende nuk ka masa të dukshme! Qeveria nuk është për të bërë sehir e numëruar viktimat, por për të vepruar, atë detyrë ka e për atë paguhet! Nuk është punë prodhimi i videove propagandistike! Nuk luftohet me propagandë ky virus! Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu: si ka mundësi që nuk ju bën përshtypje kjo situatë??, u shpreh Spahia. CNA.al/ 

 





Lajmet e fundit nga