Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Një analizë e re e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë zbulon se pagesat nga xhepi për shëndetin janë një burim kryesor i vështirësive financiare për njerëzit në Shqipëri.
Rreth 8% e familjeve janë futur në varfëri ose varfërohen më tej pasi paguajnë nga xhepi për shërbime shëndetësore dhe 12% e familjeve përjetojnë shpenzime katastrofike shëndetësore, thotë studimi i publikuar së fundmi. Shpenzimet me para në dorë për shërbimet shëndetësore konsiderohen katastofike nga OBSH pasi ato behën shkak për të lënë të pambuluara nevojat bazë të jetesës.
Studimi thotë se mbrojtja financiare në Shqipëri është e dobët në krahasim me shumë vende të tjera evropiane.
Në vitin 2015, një në tetë familje ka kryer pagesa katastrofike nga xhepi, ku pagesat janë përqendruar në kuintilin më të varfër. Nivelet e nevojës së paplotësuar për kujdes shëndetësor janë gjithashtu të larta. Mungesa e mbrojtjes financiare mund t?i atribuohet niveleve të ulta të shpenzimeve publike për shëndetin dhe dobësive në aspektet vijuese të politikës së mbulimit.
Sigurimet mbulojnë vetëm dy të tretat e popullsisë
Mënyra sesi është krijuar e drejta për përfitimet e FSDKSH-së do të thotë që FSDKSH-ja mbulon mesatarisht vetëm rreth dy të tretat e popullsisë. Njerëzit e pasiguruar kanë akses në një gamë shumë të kufizuar kujdesi shëndetësor të financuar me fonde publike; gjithashtu ka më shumë gjasa që ata të jenë të varfër, nga grupe minoritare dhe të jetojnë në zona të privuara.
Përpjekjet për të forcuar mbrojtjen financiare dhe për të reduktuar nevojën e paplotësuar duhet të fillojnë duke hequr të drejtën për përfitimet e FSDKSH-së nga pagesa e kontributeve në mënyrë që FSDKSH-ja të mbulojë automatikisht të gjithë popullsinë. Lidhja e së drejtës për pagesën e kontributeve është veçanërisht sfiduese duke pasur parasysh sektorin e madh informal të Shqipërisë.
FSDKSH-ja nuk mbulon kujdesin dentar për të rriturit. Mungesa e mbulimit të kujdesit dentar rezulton në nivele të larta të nevojës së paplotësuar.
Mbulimi i FSDKSH-së është i kufizuar nga një sistem kompleks tarifash të përdoruesve, të cilat janë veçanërisht të larta për barnat ambulatore. Barnat ambulatore janë nxitësi kryesor i vështirësive financiare, duke reflektuar mangësitë në mbulim dhe rregullimin jo të duhur. Roli në rritje i barnave ambulatore në nxitjen e vështirësive financiare është shqetësues për shkak të mungesës së mekanizmave për të mbrojtur njerëzit e varfër. Shumë njerëz nuk kanë të drejtë për barna ambulatore të financuara me fonde publike, sepse ato nuk janë të mbuluara nga FSDKSH-ja.
Gjithashtu, barnat ambulatore që mbulohen nga FSDKSH-ja i nënshtrohen bashkëpagesave me përqindje të larta dhe nuk ka përjashtime që synojnë në mënyrë të qartë familjet e varfra, dhe as nuk ka ndonjë kufi vjetor bashkëpagesash.
Për të përmirësuar mbrojtjen financiare, përvoja ndërkombëtare tregon tiparet mbrojtëse të mëposhtme të politikës së mbulimit dhe bashkëpagesës për recetat ambulatore: përdorimin e bashkëpagesave fikse të ulëta në vend të bashkëpagesave me përqindje; përjashtimin nga bashkëpagesat për familjet me të ardhura të ulëta; dhe një kufi vjetor të lidhur me të ardhurat që mbulon të gjitha bashkëpagesat.
Vëmendje gjithashtu duhet t?i kushtohet mënyrës se përzgjidhen barnat për mbulim dhe të sigurohet që mjekët, farmacistët dhe njerëzit mund të lëshojnë receta, shpërndajnë dhe përdorin alternativat më të lira.
Pagesat e larta nga xhepi për shkak të shpenzimeve të ulta publike
Pagesat informale janë një problem në institucionet publike ambulatore dhe spitalore dhe shkaktojnë vështirësi financiare. Natyra e tyre informale e bën të pamundur sigurimin e mbrojtjes për njerëzit e varfër. Ato gjithashtu shtojnë kompleksitetin dhe dëmtojnë transparencën në sistemin shëndetësor.
Forcimi i mbrojtjes financiare do të kërkojë investime publike shtesë në sistemin shëndetësor dhe një përqendrim më të madh tek familjet e varfra. Shpenzimet e ulëta publike për shëndetin (më pak se 3% të PBB-së në vitin 2016), mbështetja e lartë në pagesat nga xhepi (58% e shpenzimeve aktuale për shëndetin në vitin 2016), mangësitë e konsiderueshme në mbulim dhe pagesat e përhapura informale janë faktorët kryesorë që dëmtojnë mbrojtjen financiare.
Çdo investim shtesë në sistemin shëndetësor duhet të përdoret për të shtrirë më tej të drejtën për përfitimet e FSDKSH-së për të gjithë popullsinë, për të gjetur mënyra për të përmirësuar aksesin dhe mbrojtjen financiare për familjet e varfra dhe përdoruesit e shpeshtë të shërbimeve shëndetësore (për shembull, njerëzit me sëmundje kronike) dhe për të përmirësuar transparencën. Shfrytëzimi më i mirë i burimeve do të ndihmojë gjithashtu./Monitor
Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë. Bujqësia kontri...
Në vitin 2019 në Shqipëri ishte e disponueshme një makinete ...
Për të tretin vit radhazi Kontrolli i Lartë i Shtetit preten...
Keqësimi i gjendjes epidemiologjike në vend dhe masat e mund...
Qeveria ka bërë gati një ndihmë financiare për bizneset e vo...
Banka e Shqipërisë deklaron se ka një plan rezervë masash, n...
Me pandeminë e koronavirusit që tashmë ka hyrë në kulmin e s...
Banka Botërore është e mendimit se qeveria duhet të vijojë m...
Të ardhurat tatimore (taksat që paguajnë bizneset dhe indivi...
Politika nuk duhet të transferojë kosto të mundshme të krizë...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj duke komentuar projekt...
Një valë prokurimesh për ndërtim rrugësh të reja u hap në me...
Turizmi është një nga sektorët më të goditur globalisht sa i...
Sa më shumë kalojnë muajt, aq më të qarta bëhen pasojat që a...
ABI Bank feston këtë muaj 5 vjetorin e saj të parë si pjesë ...
Pandemia e COVID-19 e ka zhytur rajonin e Ballkanit Perëndim...
Qëndrueshmëria e skemës së pensioneve mbetet vulnerabël prej...
Mbivendosja e pasojave të tërmeteve me fillimin pandemisë së...
Që prej fillimit të pandemisë, qeveria shqiptare ka marrë në...
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, ministrja...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...