I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Politika nuk duhet të transferojë kosto të mundshme të krizës ekonomike në bilancet e sektorit bankar. Zëvendësguvernatorja e parë, Luljeta Minxhozi, tha sot në konferecnën virtuale vjetore të bankës së Shqipërisë, se bankat po mbajnë peshën e duhur të barrës së krizës dhe ato do të mund të absorbojnë një pjesë të madhe të kostove shtesë financiare në rast goditjesh të mëtejshme.
?Megjithatë, politikat financiare dhe makroprudenciale duhet të shmangin tundimin për të zhvendosur një pjesë gjithnjë në rritje të kostos në bilancet e bankave. Stabiliteti financiar dhe një sektor bankar i qëndrueshëm janë parësorë për një rritje ekonomike afatgjatë,? tha zj.Minxhozi.
Deklaratat e saj lënë të kuptohet se, në rast të kufizimeve të reja të lidhura me pandeminë, nuk duhet kërkuar sërish nga bankat dhe institucionet financiare një moratorium i detyrueshëm i pagesave të kredive, i ngjashëm me atë që u miratua në muajin mars. Sipas saj, sistemi financiar mbetet solid, me luhatje të ulëta në tregjet financiare, norma të ulëta interesi të kredidhënies, kurs këmbimi valutor të qëndrueshëm, si dhe një sektor bankar likuid dhe të mirëkapitalizuar.
Banka e Shqipërisë beson se qëndrimi i përgjithshëm i politikës monetare duhet të mbetet lehtësues gjatë periudhës së ardhshme të parashikueshme, duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë rritja të normave të intetresit, derisa të ketë prova të mjaftueshme të rimëkëmbjes së ekonomisë.
?Çdo normalizim i politikës duhet të jetë i koordinuar dhe i bazuar në të dhëna. Një normalizim i koordinuar do të thotë një kombinim ideal, së pari, i qëndrimit të politikës makroprudenciale, i ndjekur më pas nga politika fiskale dhe ajo monetare. Politikëbërësit kanë nevojë të shohin evidenca të dukshme të një rigjallërimi të qëndrueshëm, para se të ndërmarrin masa të shtrëngimit të politikës. Për shkak të rigjallërimit të brishtë, politikëbërësit do të ishte e këshillueshme të anonin nga ana e kujdesit,? tha zj.Minxhozi.
Ndërkohë, ajo përsëriti gatishmërinë për stimuj të mëtejshëm monetarë, duke përshirë edhe përdorimin e politkave jokonvencionale, por theksoi se bankat qendrore të ekonomive në zhvillim duhet të tregohen të kujdesshme në marrjen përsipër të rreziqeve të reja
?Tregjet financiare likuide nuk janë kura për krizën, por mbeten parakusht i nevojshëm për çdo zgjidhje. Bankat qendrore të ekonomive në zhvillim ? përfshirë Shqipërinë ? gjithashtu po studiojnë mundësinë e përdorimit të instrumenteve jokonvencionale. Megjithatë, kjo nuk është pa rreziqe dhe nuk mund të zbatohet me lehtësi në ekonomitë në zhvillim. Mendojmë se bankat qendrore të vendeve në zhvillim duhet të shmangin rritjen e profilit të rrezikut të bilanceve të tyre dhe duhet të përpiqen të ruajnë besueshmërinë e kuadrit të politikës dhe të atij të pavarësisë së tyre,? tha ajo
Sipas saj, politika fiskale duhet të ofrojë mbështetje shtesë, në varësi të hapësirës fiskale ekzistuese. Deri më tani, sektori publik në ekonomitë e zhvilluara ka nivel të ulët të kufizimeve financuese, pjesërisht falë injektimeve masive të likuiditetit nga bankat qendrore. Por, Banka e Shqipërisë gjykon se autoritetet fiskale të ekonomive të tregjeve në zhvillim duhet të jenë të kujdesshme lidhur me nevojën për të ruajtur besueshmërinë e tregjeve në qëndrueshmërinë e financave të tyre
Lidhur me efektet e pritshme të pandemisë në ekonomi, Banka e Shqipërisë vlerëson se ajo mund të sjellë rritje të pabarazisë, si brenda ekonomive ashtu edhe ndërmjet ekonomive të ndryshme.
?Një pasojë ekonomike e kësaj pandemie është se ajo mund të ngadalësojë procesin e përshpejtimit të ekonomive në zhvillim në krahasim me ato të zhvilluara. Një tjetër mund të jetë pabarazia brenda një ekonomie, meqenëse papunësia godet më shumë popullsinë në moshë të re dhe atë me nivel arsimor më të ulët. Mënyra si këto divergjenca mund t?i japin formë politikave të ardhshme sociale dhe ekonomike, të cilat kanë për qëllim t?i trajtojnë këto dallime, mbetet për t?u parë,? tha zj.Minxhozi.
Banka e Shqipërisë vevidenton gjithashtu tendencën e kalimit drejt bizneseve dhe financave digjitale. Ndërsa teknologjia financiare, e njohur si FinTech, ka qenë në rritje para kësaj pandemie, mbyllja totale dhe ndërveprimi social i kufizuar kanë nxitur më tej rritjen e këtij sektori, i cili mund të ndryshojë tablonë e industrisë financiare në të ardhmen./ Monitor
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj duke komentuar projekt...
Një valë prokurimesh për ndërtim rrugësh të reja u hap në me...
Turizmi është një nga sektorët më të goditur globalisht sa i...
Sa më shumë kalojnë muajt, aq më të qarta bëhen pasojat që a...
ABI Bank feston këtë muaj 5 vjetorin e saj të parë si pjesë ...
Pandemia e COVID-19 e ka zhytur rajonin e Ballkanit Perëndim...
Qëndrueshmëria e skemës së pensioneve mbetet vulnerabël prej...
Mbivendosja e pasojave të tërmeteve me fillimin pandemisë së...
Që prej fillimit të pandemisë, qeveria shqiptare ka marrë në...
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, ministrja...
Këshilli i Ministrave ka miratuar projektbuxhetin e vitit 20...
Qeveria ka miratuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, ku ...
Një Europë e re dhe një Shqipëri e re do të shihet në të ard...
Të ardhurat për frymë të shqiptarëve në vitin 2020 pritet të...
Terapitë dhe vaksinat do të mbërrijnë, por pas disa muajsh. ...
Mirëmenaxhimi i financave publike si mjet për adresimin e ri...
Komisioni Europian ka miratuar Planin Ekonomik dhe të invest...
Pandemia e koronavirusit ka rritur varfërinë dhe urinë për s...
Qeveria shqiptare ka miratuar rritjen e pagës minimale në 30...
FMN parashikon se borxhi publik i Shqipërisë do të arrijë kë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...