web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Sa bosh mund ta ketë shpirtin një kryeministër”/ Bardhi: Rama mos të harxhojë kohë me video të pavlera

9 Nëntor 2020, 13:26, Politikë CNA

Gazment Bardhi, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike ka reaguar kundër videos së publikuar nga kryeministri Edi Rama ku tregonte gjendjen në spitalet Covid.
Bardhi shkruan se Rama është simbol i papërgjegjshmërisë i paaftësisë, i mungesës së ndjeshmërisë njerëzore.

?Sa bosh mund ta ketë shpirtin një kryeministër që u tregon qytetarëve krevatet bosh tek Covid 3, kur njerëzit dergjen me orë të tëra në ambulanca, në pritje të lirimit të vendeve tek infektivi?? shkruan Bardhi në statusin e tij në facebook.

Bardhi kërkon që Rama t?u japë përgjigje disa pyetjeve:

?Pse qëndrojnë me orë në ambulancë përpara spitalit pacientët në pritje të shtrimit në Spitalin Infektiv?

Pse shumica e pacientëve janë lënë në mëshirë të fatit dhe pa mjekim nga shteti nëpër shtëpitë e tyre?

Pse nuk shtrohen pacientët në COVID 3 dhe pse nuk hapet COVID 4, kur qeveria thotë se është gati? ?

?Edi Rama nuk mund të tallet me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve. Është çnjerëzore të bësh propagandë në këtë situatë dhe të luash politikisht me shëndetin e qytetarëve. Trajtimi në kohë i pacientëve është jetik për shëndetin e tyre. Edi Rama, mesazhi që njerëzit japin çdo ditë për ty është se ti je një kryeministër i papërgjegjshëm dhe i paaftë! Realiteti sot është ai i njerëzve që marrin oksigjen në ambulanca dhe jo shtretërit 3D, siç mashtron Rama?, ka shkruar Bardhi./CNA.al





Lajmet e fundit nga