"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Një ditë më parë CNA.al, publikoi një material me disa pyetje publike për çështje mjaft të diskutueshme në opinion, drejtuar ish-deputetes së PD-së, Grida Duma, një personazh kompleks, siç ne e kemi përsëritur shpesh, që tenton të jetë imazh dhe zë mediatik i opozitës, duke dalë në ekran dhe duke dhënë dhe leksione morali poltike e të tjera si këto.
Pas publikimit të lajmit, ajo që konstatuam dhe që do ti shikoni më poshtë janë një tufë me komente.
Ne bëmë një vëzhgim të shkurtër, kryesisht fansa të grupeve të ndryshme të Grida Dumës, mbështetës të saj, janë vërsulur në faqen e CNA.al, duke sharë, fyer, kërcënuar dhe të tjera si këto, që tashmë janë bërë rutinë dhe nuk na bëjnë fare përshtypje.
Por ajo që bie në sy, është fakti se si një tufë me njerëz mund të jenë kaq të neveritshëm, kaq militantë dhe kaq të pështirë në sjelljen e tyre publike!
Shumica shkruajnë se ishte jeta e saj private nga pyetjet e shtruara nga ne, nuk duhet të shkonin për të, por CNA.al duhet të shkruante kundër qeverisë dhe bëmave dhe gjëmave të saj.
Në fakt ne shkruajmë 24 orë kundër qeverisë dhe bëmave e gjëmave të saj dhe shumë nga kauzat tonat i ka marrë dhe opozita dhe vetë Lulzim Basha dhe pse shpesh me vonesë. Por nga ana tjetër kemi publikuar me dhjetra skandale te njerëzve pranë Lulzim Bashës dhe vetë Lulit.
Militantët, apo ata që e shkojnë me sytë e nureve Grida Dumën, thoshin se ne kishim bërë një gabim të madh, duke i cënuar imazhin asaj dhe duke i prekur bukurinë, mençurinë dhe zgjuarsinë.
Në fakt nuk kemi bërë asgjë nga këto. I kemi drejtuar disa pyetje publike, kemi përmendur disa fakte në lidhje me dy ngjarje mjaft të rëndësishme për opinion publik.
Ngjarja e parë është vrasja e një ish-bankieri, ndodhur në Bllok, ku sipas të dhënave nga Prokuroria, Grida Duma është një nga telefonatat e fundit të bankierit për të mos thënë e fundit.
Nuk është një ngjarje dosido por vrasje e ndodhur në mes të bllokut e cila ende nuk është zbardhur, dhe ne nuk kemi bërë asgjë, thjesht dhe vetëm kemi thënë kur do flasë Grida Duma dhe cila ka qenë lidhja e saj me Artan Santon?
Çfarë di ajo për atë ngjarje?
Ka shkuar në Prokurori, ka folur apo jo?
A është ajo telefonata e fundit apo është dikush tjetër siç është pretenduar nga PD-ja zyrtarisht?
Cila ka qenë lidhja midis një personazhi politik siç është Grida dhe një njeriu të rëndësishëm në biznes si Artan Santo? Asgjë më shumë se sa kaq!
Janë vërsulur duke thënë se është jeta e saj private. Një pyetje kemi dhe për ju komentues. Ku e dini ju që është jeta e saj private, çfarë ka bërë, e si e ka bërë?! Sepse ne nuk kemi thënë asnjë lidhje intime, asnjë lidhje dashurore! Ne e kemi pyetur cila është lidhja e saj miqësore, jo miqësore, shoqerore ose jo e të tjera me viktimën. A është pyetur në Prokurori dhe a është dorëzuar për orë të tëra tek Saimit Tahiri, ish-ministër i Brendshëm. Ky i fundit ia ka thënë këtë gjë publikisht Grida Dumës në një studio televizive .
A duhet të dinë demokratët se nga kush do përfaqësohen, sepse nesër mund të shkojnë në Parlament dhe kjo e sotmja, jo ti përmendet, por mund të jetë një hetim parlamentar, mund të jetë një skandal nesër, mund të jetë një ministre qe mund të bie nga karrigia dhe mund të rrëzojë dhe vetë qeverisjen?!
Është një vrasje, jo një ?histori tralala?! Ka një viktimë dhe ngjarja nuk është zbardhur. Cila është kontributi i Gridës për zbardhjen e kësaj ngjarje? E ka bërë në Prokurori? Si e ka bërë, çfarë ka thënë, këto besojmë se duhet ti di opinoni publik.
Në lidhje me rastin e dytë, atë të videos së famshme, Salianji-G.D, që Grida Duma se ka pranuar që të jetë ajo, në fakt ka shumë të dhëna në atë tekst.
Grida nuk foli kurrë, përkundrazi 48 orë pas daljes së videos, megjithëse ishte e tronditur, doli në tv duke tentuar ta harrojë këtë ngjarje dhe askush deri më sot nuk e ka pyetur.
U bënë më shumë se dy vite, ku ajo nuk flet në lidhe me këtë ngjarje, ku ajo e anashkalon dhe bën sikur nuk ka egzistuar, megjithëse faktet janë publikuar në shumicën e mediave dhe janë të padiskutueshme.
Nga ana tjetër, kjo thonë është çështje private. Mbështetësit, militantët, dhe symbyllazi që Grida “i vret” me ëmbëlsinë e lules së vyshkur nga skandalet..
Nuk është aspak çështje private kjo historia e vrasjes, nuk është çështje private shkëmbimi i mesazheve që bëhet live në Parlament. Ervin Salianji shkruan i ulur në karrige si deputet. Po pse është zgjedhur Salianji dhe G.D-ja, për histori rozë brenda Parlamentit! Për të çuar mesazhe me një gjuhë fyese, posht
ëruese njerëzve të tjerë, qoftë ose jo Grida Duma! Po pse paguhen deputetët?
Prandaj të gjithë këta sharësa, grindavecë, militantë, profile fallco, call centera në selinë e PD, në godinën e kunatit të Lulit, militantë të mbledhur në rrjete digitale të vetë Gridës apo dhe të Ervinit, nuk bëni asgjë tjetër, thjesht dhe vetëm duke komentuar na tregoni se kemi të drejtë.
Na tregoni se opinion publik do të dijë atë që ka ndodhur, atë që ne kemi shkruar dhe jo fasadën që duan militantët. Militantët këtë punë kanë, të vërsulen si ujqër apo si hiena në momentin kur udhëheqësi i madh, apo lulja e vyshkur politike Grida Duma sulmohet me disa të vërteta, sepse është ajo që e jep komandën e këtyre sulmeve, apo njerëzit që punojnë rreth saj, sepse e vërteta dhemb, e vërteta vret më shumë se çdo gjë tjetër, dhe ne nuk kemi kërkuar asgjë tjetër, thjesht dhe vetëm të vërtetën.
Jo për të ?vrarë? Grida Dumën, në politikë, por për të mësuar atë që i intereson opinionit publik sepse nuk është një qytetare e thjeshtë, por një politikane që dje është paguar dhe nesër sërish do paguhet me taksat e shqiptarëve.
Për të tilla bëma apo qyfyre parlamentare me sms dhe të tjera histori që zonja Duma ende si ka sqaruar për opinion publik, por ne të CNA.al do jemi këtu siç ishim dje, sot dhe nesër, dhe çdo ditë do t?ia kujtojmë çdo sekondë, deri ditën që ajo do flasë dhe do i thotë të vërtetën opinionit publik. Pas asaj për ne nuk ka më asnjë vlerë, mjafton që e vërteta të dalë dhe ta marrin vesh qytetarët.
Ata që mendojnë se këto nuk egzistojë apo janë jeta private, të shkojnë dhe ti kërkojnë diku tjetër, ne do jemi ata që do i qëndrojmë përballë, “lules së vyshkur” nga skandalet./CNA.al
Skandalet pa përgjigje të Grida Dumës/ Nga lidhja me Artan Santon tek videot si G.D
Ambasada Shqiptare në Athinë, ka dalë me një njoftim të rënd...
Damir Fazlliç, një nga biznesmenët më të përfolur gjatë kohë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjedhur sot presidenti...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘’Kjo Jav...
Ish-kryeministri Sali Berisha, është pyetur sot në studion e...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një lidhje me “Kjo javë”, m...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar procesin zgjedhor...
Partia Demokratike ka reaguar pas miratimit të ligjit për pr...
Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i është ku...
Pas replikave të kryeministrit Rama me Tedi Blushin i cili u...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi raportin e ish-anëtarin...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh për situatën...
Policia ka arrestuar në Tiranë një 43-vjeçar pasi pasi në lo...
Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka akuzuar...
Shefi i fushatës elektorale në Partinë Demokratike Alfred Ru...
Në një kohë kur na ndajnë pak muaj nga mbajtja e zgjedhjeve ...
Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi përmes një postimi të ...
Një kërkesë e çuditshme ka mbërritur në sekretarinë e këshil...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, është pyetu...
Deputeti i LSI-së, Lefter Koka, i është rikthyer dashurisë s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...