web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shpëtoi atentatit/ Durim Bami paraqitet në Policinë e Krujës: Nuk i dallova autorët

9 Nëntor 2020, 09:41, Kronika CNA

Durim Bami ka dëshmuar për herë të parë pas antentatit ndaj tij në Tapizë të Fushë-Krujës ku mbeti i plagosur kushëri Ervin Kodra.

Bami është paraqitur sot në Policinë e Krujës dhe ka deklaruar se s?ka konflikte me njeri si dhe nuk i dalloi dot atentatorët.

Pasditen e 4 nëntorit Durim Bami ishte duke drejtuar një automjet teksa pasagjer kishte Ervin Kodrën. Një automjet ka ardhur paralel dhe i ka qëlluar, por Bami duke kuptuar situatën ka devijuar dhe ka shpëtuar pa lëndime, kurse Kodra u plagos.

Autorët më pas janë larguar dhe dyshohet se dogjën automjetin në Vallias. Durim Bami është një personazh i njohur si ?I forti i Niklës? për shkak se dyshohet si vrasës serial me pagesë teksa ka vuajtur është arrestuar më parë dhe ka vuajtur dënime për pengmarrje, drogë, armëmbajtje etj. CNA.al/ 

 





Lajmet e fundit nga