web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U ble 14 mln euro, por Rrahmani nuk po shikon ditë të bardha te Napoli

5 Nëntor 2020, 13:13, Sport CNA

Amir Rrahmani është lojtari i vetëm i Napolit që nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshje zyrtare këtë sezon, megjithatë, mundësia e madhe mund t?i vijë sot ndaj Rijekës. Pavarësisht rolit të kosovarit, përveç tij kanë munduar edhe sulmuesin Jorente e Milik, por problematikat nuk janë të ngjashme.

Pikërisht për këtë arsye, Amir Rrahmani tani ka rënë në sytë e mediave italiane të cila shtrojnë me të drejtë pyetjen: ?Ku ka përfunduar Rrahmani? I paguar 14 milionë euro e nuk luan kurrë?. Mbrojtësi nga Prishtina grumbullohet çdo takim, por ende nuk ka debutuar me fanellën e Napolit.

Ai u ble në janar, por përfundoi sezonin i huazuar te Verona teksa 14 milionë eurot e transferimi i tij nuk janë materializuar qoftë në një minutë të vetëm në fushë. 26-vjeçari u ble pasi synohej shitja e njërit mes Kalidu Kulibali dhe Maksimoviçit, por duke qenë se asnjëri nuk lëvizi, prezenca e Rrahmanit në formacionin napolitan u bë gjithnjë e më pak e mundur, teksa siç thamë, shanse i madh mund t?i vijë sot. Si titullar apo zëvendësues, mbetet për t?u parë.





Lajmet e fundit nga