“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Avokati i Jakup Krasniqit, Valon Hasani, ka bërë të ditur se pas konfirmimit të aktakuzës nga ana e Dhomave të Specializuara në Hagë, Krasniqi është arrestuar dhe pritet të bëhet transferimi i tij për në Hagë.
Arrestimi i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe zëdhënës i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është bërë pas rreth dhjetë orësh të qëndrimit të pjesëtarëve të Prokurorisë së Specializuar të Hagës në shtëpinë e tij në Prishtin.
?Prokuroria e specializuar ka pasur një aksion dhe në bazë të urdhrit i cili është lëshuar nga ana e Dhomave të Specializuar është bërë arrestimi i Jakup Krasniqit, dhe tani sapo është nisur në Hagë. Është konfirmuar aktakuza kundër tij dhe pritet shumë shpejtë të caktohet seanca?, ka deklaruar avokati Hasani.
Hasani deklaroi se veprat për të cilat dyshohet Krasniqi, nuk janë të specifikuara, por janë në kuadër të veprave të cilat bien nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara.
Dardan Krasniqi, familjar i Jakup Krasniqit, tha se po ashtu është bastisur edhe shtëpia e Krasniqit në Negroc.
Limaj: Krasniqi nuk do t?i bënte opozitë drejtësisë
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas arrestimit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe zëdhënës i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një konferencë për media Limaj e ka quajtur mënyrën e arrestimit, të panevojshme.
?Ai (Jakup Krasniqi) asnjëherë s?do t?i bënte opozitë drejtësisë, ai asnjëherë nuk do t?i dilte kundër drejtësisë. Pëkundrazi, e gjithë jeta e tij është luftë për drejtësi, për liri, për bashkjetësë, luftë për mirëqenie.?, tha Limaj.
Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, njoftuan të mërkurën se Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke kryer operacione në Prishtinë.
Gjatë ditës, Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka informacione se përse është duke u kryer operacion në shtëpinë e tyre.
Sipas Sevdije Krasniqit, operacioni ka filluar në orën 5:30.
?Nuk na kanë ofruar kurrfarë dokumenti. Kështu që, nuk e dimë se cili është qëllimi ose arsyeja e ardhjes në shtëpinë tonë?, tha ajo.
Ndërkaq, sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), porse detaje të tjera lidhur me këto operacione do të jepen më vonë.
Ndërkohë, Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet një njoftimi, ka bërë të ditur se po i përcjell veprimet e EULEX-it lidhur me ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, duke theksuar se, ?Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj në vazhdimësi kanë dhënë shembull te? respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare?.
?Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente. Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri?, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Partia Nisma Socialdemokrate ka reaguar lidhur me veprimet e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
?Ne vlerësojmë që skenat që i kemi parë sot, kanë qenë të panevojshme dhe traumatike për familjen. Krasniqi çdoherë u është përgjigjur ftesave që kanë ardhur nga organet e drejtësisë, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare?, tha Bilall Sherifi, sekretar i Nismës Socialdemokrate, gjatë një konference për media.
Jakup Krasniqi, i cili nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është intervistuar në korrik të vitit të kaluar, ka qenë zëdhënës, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
?Përkundër bindjeve të mia sa i përket kësaj gjykate politike, të krijuar me presion politik nga njerëzit që bartin funksione të larta shtetërore në Kosovë dhe themelimin e saj me votën e atyre deputetëve që ishin numra në Kuvendin e Kosovës, unë do të prezantohem në hetuesinë e Gjykatës Speciale?, pati deklaruar Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pasi e kishte marrë ftesën për intervistim.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, kanë selinë në Hagë dhe merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zyra e Prokurorit të Specializuar kreu arrestimin e parë në Kosovë në muajin shtator. Më 24 shtator, Salih Mustafa, ish-epror i UÇK-së për Zonën e Llapit, u arrestua në shtëpinë e tij në periferi të Prishtinës.
Aktakuza e ngarkon Mustafën për kryerjen e krimeve të luftës, përfshirë këtu veprat penale si: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Gjatë seancës së mbajtur më 28 tetor, Mustafa është deklaruar i pafajshëm në të gjitha pikat e akuzës.
Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.
Zyra e Prokurorit të Specializuar i kishte paraqitur aktakuzat e para në muajin shkurt të këtij viti dhe pastaj edhe një në muajin prill./REL
Pasi kërkoi rinumërimin e votave në Wisconsin, presidenti i ...
Maqedonia e Veriut ka regjistruar numër rekord të infektuari...
Një sondazh mbi votuesit hebrenj amerikanë, i cituar nga gaz...
Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Vassilis Kikilias, deklaro...
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të rasteve me COV...
Presidenti i SHBA, Donald Trump thotë se do të kërkojë rinum...
I dërguari i posaçëm i Donald Trumpit, Richard Grenell, ka d...
Një nga vendet që po diskutohet më shumë është në Wiscons, k...
Rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve presidenciale në SHBA ...
Gjatë ditëve të fundit Greqia ndodhet në një situatë të vësh...
Guvernatori i shtetit Tom Wolf, thotë se numërimi i votave n...
Vijon numërimi i votave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.P...
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë votuar mbi 160 milio...
Pavarësisht nga ankthi i konsiderueshëm parazgjedhor, milion...
Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i v...
Evropa, sikurse edhe pjesa tjetër e botës, duket se po mban ...
Melania, Tiffany dhe Ivanka Trump u panë shumë të buzëqeshur...
Ndonëse në pamje të parë të rezultateve duket se demokrati J...
Shteti federal amerikan Nevada, pa dhënë asnjë arsye, ka bër...
Për dekada të tëra, Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuar...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...