“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Pavarësisht nga ankthi i konsiderueshëm parazgjedhor, miliona amerikanë shkuan në votime të martën për të zgjedhur presidentin e tyre në një proces të qetë dhe normal.
Kishte pak raporte të frikësimit të votuesve dhe nuk kishte akte të mëdha dhune, sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe aktivistëve të mbrojtjes së votës.
Duke marrë parasysh se rezultatet e një fushate të ashpër elektorale midis Presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden ende janë të paqarta, zyrtarët mbetën në gatishmëri për mundësinë e trazirave dhe dhunës së mundshme.
Megjithatë, aktivistët e mbrojtjes së të drejtës së votës thanë se procesi ishte kryesisht i suksesshëm dhe pa probleme.
Kristen Clarke, presidente e Komitetit të Avokatëve për të Drejtat Civile sipas Ligjit, tha se raportet e frikësimit të votuesve ishin “më sporadike dhe shumë më të rralla” sesa kishte parashikuar organizata e saj.
“Ne ishim të përgatitur për t’i parë këto përpjekje [të frikësimit të votuesve] në komunitetet e afrikano-amerikanëve dhe atyre të njerëzve me ngjyrë në veçanti”, tha zonja Clarke gjatë një konference për shtyp pak kohë pas mbylljes së vendvotimeve në pjesën më të madhe të vendit.
Komiteti i Avokatëve ka marrë rreth 30,000 thirrje telefonike nga i gjithë vendi me ankesa, kryesisht rreth kërkesave të lidhura me kartat e identitetit dhe ato të regjistrimit të votuesve, të ndjekura nga zgjedhjet dhe kërcënimet e votuesve, tha zonja Clarke. Kërcënimi i votuesve përfaqësonte një numër të vogël ankesash. Në disa shtete kishte ankesa për thirrjet e regjistruara telefonike, të ashtuquajturat ?Robocalls?, në të cilat u bëhej thirrje votuesve “të jenë të sigurt dhe të qëndrojnë në shtëpi”.
“Ne i kemi parë këto ankesa [të frikësimit të votuesve] dhe në shumë raste kishte individë që vepronin të vetëm dhe ndoshta grupe me dy njerëz, por jo grupe të mëdha që mund të kishin një efekt të rëndë dhe tronditës mbi elektoratin”, tha zonja Clarke.
Pjesëmarrja në votime ishte relativisht e ulët, në pjesën më të madhe të vendit sepse shumica e votuesve, mbi 101 milionë prej tyre, kishin votuar herët ose me postë.
Karen Hobert Flynn, presidente e Kauzës së Përbashkët, një organizatë jofitimprurëse dhe udhëheqëse e Koalicionit të Mbrojtjes së Zgjedhjeve, dha një vlerësim të ngjashëm.
“Unë jam i lumtur të raportoj se në përgjithësi, kjo ka qenë një ditë e qetë e zgjedhjeve për një vit shumë sfidues”, tha ajo.
Kishte raporte të shumta për probleme me votimin në të gjithë vendin, nga defektet e makinave të votimit deri te hapja me vonesë e vendvotimeve, që shkaktuan rradhë të gjata dhe pritje me orë të tëra. Por lloji i incidenteve për të cilin aktivistët e mbrojtjes së votës më së shumti shqetësohen, frikësimi i votuesve, ishte dukshëm i vogël në numër.
“Ne kemi parë gjithashtu disa raporte sporadike të frikësimit të votuesve, si dhe dezinformimit, por deri më tani asgjë nuk ishte jashtë normës”, tha zonja Flynn.
Në prag të votimit të së martës, kishte një ankth të madh se grupet paraushtarake të djathta ose të tjerët do të mblidheshin në qendrat e votimit, duke provokuar dhe nxitur akte dhune. Kjo bëri që bizneset anembanë vendit të mbulonin me dërrasa dritaret e dyqaneve dhe Shtëpia e Bardhë të ngrinte një gardh të ri, të pakapërcyeshëm rreth saj.
Por grupet paraushtarake u tërhoqën, ndoshta për shkak të arrestimit të ekstremistëve anti-qeveritarë nën akuzat për komplot për të rrëmbyer Guvernatoren e Miçiganit, Gretchen Whitmer, tha Devin Burghart, president dhe drejtor ekzekutiv i Institutit për Kërkime dhe Edukim për të Drejtat e Njeriut.
“Shumë prej tyre u zhdukën nga qarkullimi ose u thanë anëtarëve të tyre të mos vepronin”, tha zoti Burghart, i cili ndjek çështjet e ekstremizmit në internet.
Si rezultat, raportet e frikësimit dhe ngacmimit ishin të pakta.
Në Luiziana, një burrë që valëviste një flamur me mbishkrimin Trump dhe mbante haptazi një armë të madhe u paraqit jashtë një qendre votimi.
Në Karolinën e Veriut, një mbështetës i armatosur i Presidentit Trump u arrestua pranë një vendvotimi pasi iu kërkua të largohej.
Dhe në Florida, dy burra u shfaqën jashtë një zone duke u paraqitur si sherifë policie.
Por këto incidente, tha zonja Clarke, “kanë qenë shumë të izoluara dhe sporadike”.
Në vend që të përbëjnë një kërcënim për votuesit, këta individë kanë qenë një “bezdisje”, tha zonja Clarke.
Me pasigurinë në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve, zonja Clarke paralajmëroi se procesi relativisht i qetë i votimit mund të rezultojë të jetë “qetësia para stuhisë”.
“Ne po përgatitemi për mundësinë e përpjekjeve për të sfiduar votuesit në anën e tjetër të procesit ndërsa zyrtarët fillojnë numërimin e fletëvotimeve me postë”, tha zonja Clarke. “Kështu që do të shohim nëse dita e sotme do të rezultojë të jetë qetësia para stuhisë”. Protestuesit janë mbledhur në Uashington dhe po planifikojnë një numër demonstratash këtë javë.
Ndërsa grupet paraushtarake kanë shmangur grumbullimin në qendrat e votimit, të gjitha llojet e grupeve të së djathtës së largët, nga grupi ?Oath Keepers? te ?Boogaloo Boys?, janë duke u përfshirë në biseda në internet në lidhje me dhunën pas zgjedhjeve, sipas zotit Burghart.
“Shumë prej këtyre grupeve kanë anëtarë që tashmë ishin të gatshëm për të luftuar dhe kjo krijon një mjedis mjaft të rrezikshëm dhe toksik në ditët e ardhshme, nëse gjërat nuk zgjidhen mjaft shpejt dhe në mënyrë transparente gjatë dy ditëve të ardhshme“, tha zoti Burghart./VOA
Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i v...
Evropa, sikurse edhe pjesa tjetër e botës, duket se po mban ...
Melania, Tiffany dhe Ivanka Trump u panë shumë të buzëqeshur...
Ndonëse në pamje të parë të rezultateve duket se demokrati J...
Shteti federal amerikan Nevada, pa dhënë asnjë arsye, ka bër...
Për dekada të tëra, Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuar...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në tension për të parë ...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Elementi i parë që duhet në...
Në Pennsylvani do të bëhet diferenca e garës për Presidentin...
Michigan është një nga shtetet ku duket se ka një garë të fo...
Gara e ethshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se p...
Gara për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të A...
Pas një ndërprerje ka filluar sërish numërimi i votave në sh...
Të paktën një atentator në Vjenë ishte i njohur për policinë...
Rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve presidenciale në SHBA ...
Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump, është shprehur optim...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...
Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, njoftojn...
Miliona amerikanë pritën me durim në radhë të martën për të ...
Ndërkohë që rezultati i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...