web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Topalli ftesë shqiptarëve/ Do bëhem avokatja juaj, s'duhet të ketë Shqipëri të Ramës, Metës e Lulit

28 Tetor 2020, 17:08, Politikë CNA

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka dhënë mesazhe të forta gjatë laçimit të ?Lëvizjes për Ndryshim?.

Topalli i bëri apel qytetarëve të mos kenë frikë dhe t?i dalin vetë zot jetës së tyre, ndërsa kërkoi të bëhet avokatja e interesave të shqiptarëve.

Ajo theksoi se nuk duhet të ketë më një Shqipëri të Ramës, të Metës dhe Lulit.

?Bashkë duhet të japim mundësinë e ndryshimit. Nuk duhet të ketë një Shqipëri të Ramës, të Metës dhe Lulit. Shqipëria është e shqiptarëve. Unë jam e trishtuar, si shumë të tjerë edhe e frustruar, por kurrë nuk e kam humbur shpresën. Vendit i duhet një opozitë që nuk shitet dhe korruptohet. Për ta fituar këtë sfidë ka nevojë për njerëz me integritet të pa korruptuar. Me një drejtim të ri, politika do të jetë ndryshe.

Unë kam një ftesë dhe premtim, duhet të bëhem avokatja e interesave tuaja, bëni betejën për jetën tuaj, mos kini frikë, ngrihuni për projektin e ëndrrave tuaja, jeta është një spektakël i pabesueshëm. Ditën e sotme do ta kujtoni gjatë. Sot mbase nuk e kuptoni, por këta të rinj mund të kenë një jehonë të paimagjinueshme, hap pas hapi. Ne do ia dalim, mos keni frikë, frikë duhet të kenë vetëm ata që vjedhin dhe mbajnë peng partite?, nënvizoi ish-kryeparlamentarja./ CNA.al





Lajmet e fundit nga