web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E vendosur për të mos qëndruar anash/ Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për ndryshim”

28 Tetor 2020, 16:48, Politikë CNA

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është rikthyer sërish në politikë pas disa vite ndërprerje ku ka prezantuar sot ?Lëvizjen për ndryshim?.

Gjatë fjalës së saj prezantuese, Topalli tha se është e vendosur për të mos qëndruar anash.

?E qartë se kemi para një punë të papërfunduar. Kriza e vendit është shumëplanëshe, poltike, ekonomike, shëndetësore, sociale, morale.

Por e vendosur jam për të mos qëndruar anash, për të mos heshtur, për të mos patur frikë.

Jam me këta të rinj drejt një projekti të ri për t?i mbështetur. Që në jemi në mes të krizës është e dukshme. Vendi është në buzë të greminës. Cdo ditë takohemi me paradokse, ndërkohë vendet e punës po shkatërrohen dhe bizneset po mbyllen.

Shkollat vazhdojnë të mbyllen se ska më fëmijë. Ndërkohë që studentet kanë kufizime të pamerituara.?, tha ajo./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga