web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ “Bomba” e gazetarit: Ngjarja po zbardhet, do të vihet në pranga…

21 Tetor 2020, 12:35, Kronika CNA

Gazetari i kronikës, Elton Qyno ka zbardhur sot të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të mbrëmjes të së enjtes, ku biznesmeni Andon Dhima u sulmua nga persona të armatosur dhe me maska, në qendër të Tiranës.

Nga studio e Report tv, gazetari Qyno ka theksuar se vetë biznesmeni Dhima, në dëshminë e tij ka dekaruar se ka pasur konflikt vetëm me Ben Blushin, por sipas tij nuk ka prova për këtë të fundit, që e lidhin me ngjarjen.

Gjithashtu ai paralajmëroi se ngjarja po shkon drejt zbardhjes, dhe se kushdo qoftë personi që qëndron pas këtij sulmi, do të vihet në pranga.

Në lidhje me dy personat e vënë në pranga nga policia, të cilët dyshohen si personat që kanë ndjekur për ta vrarë biznesmenin, gazetari Qyno tha se Dhima ka deklaruar se nuk i njeh.

?Po shkohet drejt zbardhjes së ngjarjes. Kush do qoftë porositësi, sado influencë politike dhe mediatike të ketë do arrestohet.

Andon Dhima, ka deklaruar se nuk i njeh autorët dhe se ka problem vetëm me Ben Blushin.?-tha gazetari Elton Qyno.

Gjithashtu, sipas Qynos Ben Blushi është thirrur nga policia, për t?u pyetur për ngjarjen./ CNA.al

Kallëzimi nga biznesmeni Andon Dhima/ Prokuroria nis hetimet për Ben Blushin

Tentuan të vrasin biznesmenin Andon Dhima/ Zbardhen emrat e autorëve dhe bashkëpunëtorëve të arrestuar

Fotot/ Kush janë dy autorët që tentuan të vrisnin Andon Dhimën

Denoncoi Ben Blushin/ Policia njoftim zyrtar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit, kush janë të arrestuarit





Lajmet e fundit nga