web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goleadori Daku mund i vetëm Dritën, Muça nderon Prishtinën. Ja rezultatet

21 Tetor 2020, 15:41, Sport CNA

Nëse kampionati ynë nuk ka nisur ende, në Kosovë po luhet java e shtatë. Ballkani-Drita ishte superndeshja e sotme, teksa në pjesën e parë ka ndodhur gjithçka. Mirlind Daku ka gjetur golin në minutën e 20-të duke e kaluar skuadrën e tij në avantazh.

Katër minuta më pas Drita mori një tjetër goditje të rëndë, teksa Ilir Blakçori u ndëshkua me karton të kuq. Jo vetëm nga Drita, por edhe nga Ballkani kishte të ndëshkuar. Te ekipi suharekas nuk kishte të kuq brenda fushës, por jashtë saj. Ismet Munishi, trajneri i Ballkanit u nxorr nga loja nga gjyqtari i ndeshjes.

Në pjesën e dytë Ballkani e kishte më të lehtë të kthente lojën në anën e vet dhe dominoi, madje shënoi edhe të dytin sërish me Dakun, duke fiksuar shifrat e gjithë ndeshjes në 2-0 dhe u konfirmuar në krye të renditjes së përgjithshme. I jashtëzakonshëm Daku në këtë nisje të sezonit. Talenti nga Gjilani ka shënuar plot 14 gola në shtatë ndeshjet e para, duke treguar një formë të frikshme dhe u arratisur në garën për ?Këpucën e Artë?.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër mes Feronikelit dhe Prishtinës, kryeqytetasit kanë gjetur golin e avantazhit me Gentian Muçën fillimisht pas gjysmë ore lojë. Ish-kapiteni i Tiranës ka shfrytëzuar në maksimum një goditje këndi të ekzekutuar nga Gavazaj dhe ka gjetur golin e avantazhit për skuadrën e tij. Më pas Feronikeli ka barazuar në nisje të së dytës me Mendurim Hotin.

Prishtina nuk u pajtua me barazimin dhe gjeti golin sërish në minutën e 84-t me penallti të shënuar nga Endrit Krasniqi. Ndeshja tjetër mes Gjilanit dhe Trepça ?89 u mbyll 0-0. Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi me shifrat 0-0 për Gjilanin dhe e katërta në shtatë javët e para të kampionatit që përfundon me këtë rezultat. /vipsport.al/

Superliga e Kosovës, Java 7

Ballkani-Drita 2-0
Shënues: Daku 19? 75?

Feronikeli-Prishtina 1-2
Shënues: Hoti 47? / Muça 30?, Krasniqi 84? (pen.)

Gjilani-Trepça ?89 0-0





Lajmet e fundit nga