web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FSHF konfirmon zhvillimin e derbit të kryeqytetit, Tirana dhe Partizani zbresin sot në fushë. Ja arsyeja speciale

21 Tetor 2020, 10:14, Sport CNA

Do të luhet sot derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit sa i takon futbollit të femrave. Kjo do të jetë hera e parë që dy skuadrat e reja përballen mes tyre, pasi Federata Shqiptare e Futbolli ka vënë kush për klubet krijimin e ekipit të femrave.

Në orën 14:30 skuadrat do përballen mes tyre, në një duel që vjen në kuadër të tetorit rozë, duke sensibilizuar gratë për kancerin e gjirit. Kjo ndeshje vjen në bashkëpunim mes klubeve dhe Federatës.

Njoftimi:

Përshëndetje të gjithëve, Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Klubin e Futbollit Tirana dhe Klubin e Futbollit Partizani organizojnë derbin e parë të futbollit të femrave, Tirana-Partizani.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të Ditës Kombëtare të Depistimit për Kancerin e Gjirit. Ndeshja do të zhvillohet sot në fushën e kompleksit Fari, ora 14:30. Ju mirëpresim!





Lajmet e fundit nga