Kronika
Arrestimi i autorëve të dyshuar për atentatin e biznesmenit/ Artan Hoxha jep detaje

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje pas arrestimit të katër personave të dyshuar si autoret e atentatit të dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima të enjten e kaluar.
Hoxha thekson se nga hetimi ka rezultuar se të njëjtët persona, janë përfshirë më parë edhe në ngjarje të tjera me rrezikshmëri të theksuar kriminale.
“Arrestohen katër persona të dyshuar si autorët e atentatit të dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima të enjten e kaluar.
Pas një hetimi të shpejtë, me ndihmën dhe të pamjeve filmike, policia e kryeqytetit ka identifikuar personat e dyshuar si autorë të ngjarjes së datës 15 tetor 2020, në hyrjen e pallatit përballë stadiumit “Dinamo”. Nga hetimi ka rezultuar se të njëjtët persona, janë përfshire më parë edhe në ngjarje të tjera me rrezikshmëri të theksuar kriminale. Nisur nga sensibiliteti i ngjarjes, policia e kryeqytetit ka kryer një punë operative profesionale, e cila ka çuar në identifikimin e autorëve”, shkruan Hoxha.
Sipas tij, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së 20 tetorit, policia ka organizuar njëkohësisht dy aksione paralele, që kanë synuar arrestimin e autorëve dhe gjetjen e provave materiale për zbulimin e ngjarjes.
“Si rezultat janë arrestuar dy persona në zonën e Brrylit dhe dy të tjerë në zonën e mozaikut të Tiranës. Nga hetimet paraprake rezulton se atentati i dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima është kryer nga 4 persona, dy nga të arrestuarit kanë qenë autorët, ashtu si duken nga pamjet filmike të transmetuara ditën e shtunë nga AbcNews. Ndersa dy të tjerë kanë qenë ne rolin e bashkëpunëtorit dhe ndihmësit. Gjatë aksionit policia ka ushtruar kontroll në banesat e të arrestuareve, ku ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armë zjarri dhe maska të përdorura edhe në ngjarje të tjera”, shkruan më tej Hoxha.
Ai thekson se gjatë ditës së sotme pritet që policia të publikojë identitetin e personave të arrestuar dhe detaje të tjera mbi hetimin e ngjarjes./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Pas arrestimit të sanitares mashtruese/ Policia bën lëvizjen e radhës
Emisioni investigativ “Stop” denoncoi mbrëmjen e djeshme një skandal, ku një punonjëse e spitalit “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Covid 2, bënte pazar me...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makinat bëhen copë te ambasada italiane
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë pranë ambasadës italiane në Tiranë. Mësohet se dy makina janë përplasur fort duke pësuar dëme të...