web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klodian Zoto “mbin” edhe në Vlorë/ Ish-këshiltari bashkiak tregon detajet, inceneratorët u censurua nga mediat

20 Tetor 2020, 07:37, Politikë CNA

Ish-anëtari i PD-së, në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja ka deklaruar se e njëjta kompani e cila ka marrë koncesionin e inceneratorit të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, do të ndërtojë incinerator edhe në Vlorë.

I ftuar në A2 CNN, ai theksoi se ?Do hapej një landfill në Vlorë, në muajin qershor, në mes të pandemisë.

Dhe kush ishte kompania?

Ai do të ndërtohet nga e njëjta kompani, e cila deri më tani ka marrë miliona euro për të ndërtuar inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, filial i Integreted, pra sërish Klodian Zoto?-tha Akil Kraja.

Më tej, ai akuzoi mediat se kanë censuruar denoncimet për inceneratorët.

?Mediat kanë censuruar denoncimet për inceneratorët. Ka pasur refuzime nga mediat për ta trajtuar këtë temë?-tha Akil Kraja./ CNA.al





Lajmet e fundit nga