web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shqipëria, vendi më i sigurt në Evropë për të huajt”/ Rama: Nuk ka krim shqiptar

18 Tetor 2020, 09:07, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në forumin ?Evropa Park? theksoi se Shqipëria është një vend mjaft i mirë për investime.

Ai theksoi se krimi i organizuar është ndërkombëtar, ndërsa nënvizoi se nuk mund të citohet se krimi është në Shqipëri. Sa i përket negociata Rama the se pozicioni i Shqipërisë është i çuditshëm.

?Shqipëria është një vend mjaft i mirë për kompanitë Gjermane. E rëndësishme është të zbatojmë rregullat evropiane.
28 miliard janë për investime në energji dhe infrastrukturën. Shpresoj fort që do të gjejmë me kompanitë gjermane njerëzit e duhur për të zbatuar këtë plan. Në raport me rajonin ka pasur një ndryshim të madh, ndryshimi i qasjes tonë me Serbinë.
Sot marrëdhëniet janë shumë më të mira. Sa i takon zgjerimit e kuptoj që është e vështirë të marrësh vendime të mëdha. Të nxitesh nga rrejte sociale apo gazeta, nuk besoj është forca për të projektuar të ardhmen. Por nuk mund të imagjinoj një shtëpi ku nipërit e vegjël i venë veto gjyshërve.
Nuk ka një krim shqiptar, pasi krimi i organizuar është ndërkombëtar. Këta njerëz e kanë krijuar Bashkimin e tyre Evropian. Kush vrapon më shpejt fiton më shpejt edhe kaq?, u shpreh Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga