web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhi nga Fieri/ Ngritja e inceneratorit ka shkaktuar shpopullim, edhe pleqtë drejt largimit

17 Tetor 2020, 16:49, Politikë CNA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, mbajti sot një takim me disa të rinj në qytetin e Fierit, ku hodhi një sërë akuzash ndaj qeverisë.

Kryemadhi foli gjithashtu edhe për inceneratorin e Fierit, për të cilin deklaroi se ka shkaktuar dëshpërim te banorët.

Sipas saj, ngritja e inceneratorit ka shkaktuar shpopullim dhe në Mbrostar kishin ngelur vetëm pleq që po shkonin drejt largimit.

?Ne sot ishim bashkë me Kejdin në Mbrostar paradite ku vajtëm në një takim me disa gra të fshatit Vërri, të cilat kanë qenë pjesë e protestës kundër ndërtimit të inceneratorit të Fierit, jo vetëm që në fytyrat e tyre shikoje dhimbjen, varfërimin e jetës së përditshme, por dëshpërimi më i madh që ndjemë ne me Kejdin në atë dhomë aq të vogël, por të mbushur me zemra të mëdha nënash, largimi e fëmijëve të tyre. Prej shumë muajsh fëmijët e tyre ishin larguar në emigracion dhe nuk ktheheshin më, sepse gjithçka po shkonte drejt përfundimit jo vetëm të jetës njerëzore, por edhe përsa i përket jetës natyrore që ndodh gjithmonë në një vend.

Ngritja e inceneratorit kishte shkaktuar shpopullim dhe kishin ngelur vetëm pleq që po shkonin drejt largimit. Të njëjtë gjë shikon në fshatra të tjera, shikon në të gjithë zonat bujqësore, ku çdo ditë e më shumë shpopullimi po vjen duke u bërë me ritme shumë të larta. Atje punojnë përsëri në sera, në bujqësi. Pra e gjithë rinia jonë, edhe pse profesioni i bujqësisë është një nga më të vështirit, përsëri largohen dhe punojnë në bujqësi në Greqi apo Itali?, u shpreh ajo./ CNA.al





Lajmet e fundit nga