Mbiçmim i lekut?/ Zëvendësministri i Ekonomisë sqaron situatën
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Briseida Shehaj u rikthye të jetë lajm, pasi u caktua si nënkryetare e LSI-së për Tiranën.
Ajo ka qenë drejtoreshë e rëndësishme e PS-së dhe njihet edhe sot e kësaj dite, si ?Brisi i Tatimeve?.
Sot ?Brisi? ka dhënë një intervistë, ku është përpjekur të shpjegojë pse u largua nga PS tek LSI.
Znj. Shehaj, pas një shkëputjeje nga administrata shtetërore, ku keni provuar pozicione me rëndësi si drejtoreshë e Tatimeve dhe më pas zv.ministre, jeni rikthyer në politikë, po këtë herë jo më pranë partisë ku keni milituar, PS-së, por LSI-së. Si erdhi ky vendim dhe pse zgjodhe LSI?
E nisim me një saktësim, ky nuk është rikthim në politikë, por vendimi im i parë për t?u marrë me politikë aktive. Si një shqiptare, që kam vendosur të jetoj e punoj në këtë vend, si qytetare e angazhuar, për mua 25 prilli nuk është thjesht një datë zgjedhjesh, por shpresa e fundit për Shqipërinë. Unë kam qenë e majtë, mbetem e majtë, kam bindjen e plotë se Shqipëria e varfër ka nevojë për një të majtë të vërtetë e në vend atë e përfaqëson tashmë vetëm LSI.
Nëse janë bindjet ideologjike që ju kanë udhëhequr në këto zgjedhje, çfarë ka LSI më socialiste se Partia Socialiste?
Për të qenë e saktë sërish, pyetja do duhej të ish çfarë e bën LSI-në më socialiste se Rilindja. Dhe Rilindja nuk ka asgjë socialiste. Partia Socialiste ishte thjesht mjeti i saj për të arritur qëllimin. Se cili qe ky qëllim mjafton të shihni me sy të lirë qendrën e Tiranës, shndërrimin e qytetit në një lavatriçe gjigante, që po ndot me vrull shqiptarët.
Ju jeni aktivizuar pranë strukturave socialiste që në rini, çfarë ndodhi që u zhgënjyet pikërisht kur kjo parti ishte në pushtet?
Unë jam rritur nga dy prindër të majtë, me kontribut të ndjerë e modest në Partinë Socialiste. Në vitet 2001-2002, Monika Kryemadhi, asokohe kryetare e Forumit Rinor ndikoi të ktheja bindjet e mia të majta në angazhim konkret. Dhe e mora seriozisht këtë përfshirje në strukturat e partisë, duke bërë rrugëtimin e plotë brenda saj në shumë funksione, si komisionere, numëruese, e deleguar në njësitë 1 dhe 3 në Tiranë, e deleguar në Kongresin e PS-së, anëtare e Asamblesë Kombëtare, pjesë e grupit të punës për ngritjen e Forumit të Gruas, koordinatore elektorale e njësisë nr.3, funksione, që i kam ushtruar deri në vitin 2017.
Arsyet e votës së jashtëzakonshme të vitit 2013 nisën të zhbëhen 3 vjet pas marrjes së pushtetit, premtimet me të cilat iu kërkua besimi shqiptarëve nuk po mbaheshin, karriera nisi të bëhej një mundësi, që varej nga afërsia me Rilindjen, ku puna e grupit, që kish karakterizuar këtë forcë në ditë me dhe pa pushtet, po zëvendësohej nga klanet brenda partisë. Klane që në vend t?u shërbenin shqiptarëve, sulmonin njëri-tjetrin deri në pikën ?o me ne, o je armiku?. Kjo nuk qe më partia në emër të së cilës kërkuam votën, ndaj me bindje të plotë dhashë dorëheqjen kur Rilindja qe në kulmin e pushtetit. Kjo ngjan e paimagjinueshme për ata, që varkën e lënë zakonisht vetëm kur është duke u mbytur.
Flitet shpesh për një dualizëm brenda PS-së për Rilindjen, që nënkupton një grupim të ardhur rishtas në këtë parti pas ardhjes së Edi Ramës kryetar dhe socialistëve të vjetër, apo ai grupim që ruan akoma ato vlera me të cilat e gjejnë veten. A ekziston ky dualizëm? Dhe pas kaq vitesh a mund të themi se ka akoma socialistë brenda ?Rilindjes??
Socialistët e vërtetë, asetet e patjetërsueshme të kësaj force, janë ata, që sollën Partinë Socialiste në pushtet, pushtet që sot po e ushtron dhe keqpërdor Rilindja.
Vetëm para pak ditësh u mblodh Asambleja e PS-së, çfarë do të thotë për një socialiste si ju?
Socialistët e vërtetë janë mësuar me garën dhe konkurrencën. Rilindasit i frigohen garës dhe përballjes me socialistët. Nuk kam nguruar të flas si në struktura edhe publikisht për zhdukjen e institucionit të zgjedhjeve në këtë forcë politike. Kjo është humbja më e madhe për këtë forcë: shndërrimi i zgjedhjeve dhe garës në tabu.
Gjatë karrierës suaj në administratë pa dyshim detyra e Drejtoreshës së Tatimeve ka qenë domethënëse, si një njohëse e problemeve ekonomike, çfarë po ndodh sot me ekonominë e vendit, sa e rëndë është kriza për të cilën po flasin raportet e institucioneve ndërkombëtare dhe çfarë duhet të bëjë qeveria për të menaxhuar këtë situatë?
Sot Shqipëria është pacienti që ka mbërritur në fazën terminale në urgjencë. Duhen rikthyer parametrat jetikë në normalitet, zhbërja e investimeve abuzive, analizë në detaje e zbatimit të kontratave PPP, ato miliardëshe të AKSH-it, fokusimi në mbledhjen e të ardhurave, ku vetëm në 8 muajt e parë të vitit janë mbledhur 340 milionë dollarë më pak se një vit më parë. Mirëkuptoj ndikimin e pandemisë në këtë situatë, por tatëpjeta kish nisur para saj.
Mjafton të shihen të ardhurat e mbledhura në vitin 2019 në raport me ato të arkëtuara në vitin 2018. Mjafton të shohësh zërin e TVSH-së për të kuptuar që investimet dhe miliardat e hedhura në PPP janë kthyer në skema të evazionit fiskal. Deri në atë pikë sa kompanitë blejnë pula dhe të brendshme e shesin beton. Qeveria duhet të kuptojë se miradministrimi nuk mund të jetë zhytja në borxhe në nivel rekord. Ne jemi një vend ku rritja ekonomike varet nga tekat e motit, bie a s?bie shi. Në fund të ditës këtij pacienti i duhen mjekë të përgjegjshëm dhe jo kasapë./ Tema
Prej diss muajsh CNA.al ka denoncuar një dosje të plotë në l...
CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigimi për konce...
Bashkia e Elbasanit ka reaguar sot lidhur me inceneratorin e...
Bashkia e Elbasanit ka reaguar lidhur me aferën korruptive t...
“Pas rritjes me 30% të kapaciteteve të ekipeve të epidemiolo...
Ish-ministri i Brendshëm teknik i PD-së, Dritan Demiraj ka k...
Sot nëpërmjet postës kemi mësuar se jemi përballë në gjykatë...
Një raport i Ministrisë së Financave bën të ditur se inciner...
Tirana, në pothuasje të gjitha anët, është kthyer në një kan...
Nga Erion DashoDuke qënë se shumë zhurmues më ndërhyjnë në k...
Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në emisionin “Opi...
Kryeministri Edi Rama ka folur sot në lidhur me vendimin e f...
Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg, foli s...
Një tubim është duke u zhvilluar në këto momente para Kryemi...
Koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri është një histori kr...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi pezullimin nga de...
Zyrtarisht në botë ekzistojnë pesë raste të riinfektimit të ...
Nga dita e sotme ka nisur zbatimi i urdhrit për mbajtjen e m...
Vjen në Shqipëri mënyra më e lehtë për të patur smartphone-i...
Gazsjellësi Trans Adriatik ka përfunduar punimet pas pothuaj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...