web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tedi Blushi ironizon keq Ballën/ Tao Tao, mos shërbe si fustan gruaje, nxirre në përballje Buburrecin

15 Tetor 2020, 18:00, Politikë CNA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi sjelljen e presidentit Ilir Meta është një akt i turpshëm, pasi pretendon se po ?heq? kostumin e presidentit dhe po kthehet në një anëtar dhe kryetar partie.

Për këtë deklaratë ka reaguar pak më paë zëdhënësi i presidnetit Tedi Blushi, i cili ironizon numrin 2 të PS-së dhe i thotë të mos shërbejë si fustan gruaje.

?Tao Tao, të paktën mos shërbe si fustan gruaje, poshtë të cilit fshihet nga frika Buburreci Trendi.

Mos u spiropalizo edhe ti! Nxirre në Përballje Buburrecin. A thotë Buburreci yt se Presidenti takohet skutave me kriminelë?

Nxirre pra të faktojë para tërë shqiptarëve se cilin kriminel ka takuar Presidenti? Dil edhe ti si përforcues e zhurmues bashkë me të! Presidenti është i të gjithë shqiptarëve.

E harrove 2 Marsin?

Jam i sigurt se edhe ti do vish me vrap te Presidenti në 26 prill të bësh autokritikë e të punosh për çeljen e negociatave. Të gjithë shqiptarët mezi presin çeljen e negociatave që ju i bllokoni me pabesinë ndaj 5 Qershorit. Ora e Përballjes po afron!?, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga