web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Murrizi tallet keq me Ramën dhe Bashën/ Dy çuna që ka Tirona, bojn harab një kasaba

13 Tetor 2020, 17:10, Politikë CNA

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar pas vendimit të qeverisë për vendosjen e detyrueshme të maskave edhe në rrugë.

Murrizi ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama në Parlament, ku ka folur për maskat dhe shtron pyetjen se çfarë e bëri të ndryshojë mendim.

Ai ironizon edhe kryetarin e Partisë Demokratike për gafën që bëri pak ditë më parë, ku tha se 6 në 4 biznese kanë falimentuar.

Deputeti deklaron se 4 ?çuna? dhe një gocë kanë bërë haram një dynja.

?Çfarë ka ndikuar që Dr. Prof. biologo-epidemiologu Kolombo Pipero Rama ka ndryshuar mendim për maskat dhe Prof. Dr. Basha i ekonomisë globale bën ?nikoqirin? e bizneseve 6 nga 4 kanë falimentuar.

Kur i dëgjon se sa ?kopetent? janë secili në fushën e tij me kujtohen dy vargjet e këngës:

Dy çuna që ka Tirona

Bojn harab një kasaba.

Në fakt këta janë 4 ?çuna? dhe një gocë që kanë bërë haram një dynja?, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga