web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si votoi “Fiks Fare”/ Detajet që skandalizuan Lulzim Bashën dhe “kamikazët” e tij

13 Tetor 2020, 10:53, Politikë CNA

Emisioni investigative ?Fiks Fare?, dje ka bërë një denoncim pas asaj që CNA.al ka raportuar për disa ditë më radhë në lidhje me falsifikimin dhe manipulimin që po bëhet në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të PD-së. Emisioni ?Fiks Fare? me zë dhe figurë tregoi sesi gazetarët shkojnë dhe votojnë në disa qendra votimi, pa qënë fare anëtarë të PD-së. Dhe për më tepër votojnë në më shumë se një qendër votimi.

Por, ka edhe disa qendra të tjera që Fiks Fare i ka filmuar, ku gazetarët nuk janë lejuar të votojnë.

Si ka mundësi që ka disa qendra votimi, ku këta persona nuk janë lejuar të votojnë?

Që është një fakt që tregon se diku, në disa qendra votimi ka seriozitet.

Pse në këto qendra nuk janë lejuar të votojnë?

Edhe pse po tentojnë ta justifikojnë sikur janë anëtarë të FRPD-së. Por, në fakt anëtarët e FRPD-së nuk lejohet të votojnë, nëse nuk janë dhe anëtarë të PD-së. Por, kanë vetëm përqindje përfaqësimi dhe duhet me çdo kusht të kesh emrin në listë.

Si mundet që të votosh pa pasur emrin në listë?

Si mund të votosh disa herë?

Sepse pa qënë në anëtarësi, dhe pa qënë në lista, i bie që dikush nga rruga të shkojë dhe të votojë?

Justifikimet që po jepen thjeshtë dhe vetëm po e zhysin PD-në në një skandal më të madh. E vërteta është se dy personazhe, një gazetare dhe një gazetar i emisionit Fiks Fare kanë shkuar dhe kanë votuar në disa qendra votimi, edhe disa herë. Por, në disa të tjera nuk janë lejuar të votojnë.

Kjo është e vërteta e cila u dhemb Lulit. Sepse Fiks Fare, pas shumë shkrimesh të CNA.al dhe shumë denoncimeve nga trupa e anëtarësisë dhe militantëve të PD-së, kanë nxjerrë zbuluar skuadrën e tij të falsifikatorëve.

U vërtetua me video, me zë, me figurë, me fakte se procesi është i manipuluar. Çdo njeri, kush të donte mund të votonte, edhe pa qënë anëtar. Edhe pa pasur kartë anëtarësie, sa herë të donte. Sepse ky është një rast i përsëritur. Sepse i njëjti fenomen dhe më i rëndë ende ka ndodhur në vitin 2017, kur Lulzim Basha kandidonte për kreun e PD-së.

Dhe megjithëse nuk kishte rival përballë, por kishte gjetur një ?manikin? si Eduard Selami, kutitë u mbushën në të gjithë Shqipërinë.

Kështu që ky është një ?krim? i përsëritur brenda PD-së dhe nuk ka justifikim që e shpëton. Sepse nuk është vetëm një, por janë dy persona që kanë votuar disa herë, por edhe në disa qendra nuk janë lejuar të votojnë. Pra, procesi ka qënë pjesërisht i manipuluar. Kjo është vërteta dhe jo broçkullat e ?kamikazëve? falsifikatorë të Lulzim Bashës./ CNA.al

Basha tenton të justifikojë skandalin/ Hedh në ?sulm? grupin e falsifikatorëve

Procesi skandaloz i Bashës në Shkodër/ Zbulohen emrat, kush janë kandidatët më të kontestuar nga demokratët

Zbulohet manipulimi/ Si u mbushën kutitë në zgjedhjet e PD-së, gazetari i ?Fiks Fare? voton disa herë në Tiranë





Lajmet e fundit nga